×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është parashikimi i motit për javën që vjen

    FrontOnline
    31 Maj 2020

    Ditët në vijim pritet të ketë vranësira, ndërsa në përfundim të javës do të ketë kohë të kthjellët, bën të ditur Prishtina Weather.

    Në ditët e para të muajit qershor dhe stinës meteorologjike të verës, vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të ulët që ndodhen në lindje të rajonit. Do të mbajë mot jostabil, me vransira dhe diell, me mundësi për reshje lokale shiu. Rryma të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të mbajnë temperaturat pak të ulëta nën vlera mesatare.

    Nga dita e enjte masa më të ngrohta nga Mesdheu do të shtrihen mbi vendin tonë, të cilat sjellin përmirësim të motit me intervale më të gjata me diell dhe rritje të temperaturave përreth vlerave normale për këtë periudhë kohore.

    Kështu do të jetë moti për pesë ditët e para të javës së ardhshme:

    1.06 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

    2.06 – Pjesërisht vranët në mëgjes. Ditën kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Priten edhe rrebeshe shiu me mundësi për bubullima.

    3.06 – Më ngrohtë, pjesërisht vranët me intervale më të gjata me diell. Vende-vende mundësi për riga shiu.

    4.06 – Ngrohtë dhe kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

    5.06 – Ngrohtë dhe kryesisht me diell.

    Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri 10C, e maksimalet nga 17C deri 19C, ndërsa ditën e premte do të rriten edhe deri në 26C.

    Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja 2-10m/s.

    Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

    https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/2979900972057636

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.