Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), shkruan lajmi.net.
Në bazë të deklarimit të tij, Kastrati ka vetëm një veturë në pronësi edhe atë të blerë me kredi në vitin 2018 në vlerë prej 11 mijë e 300 euro.
Sipas formularit të publikuar nga AKK-ja, Qëndron Kastrati në institucione financiare ka vetëm 13.49 euro para të gatshme dhe krahasuar me vitin e kaluar, Kastrati ka 22.35 euro më pak (35.84 euro të gatshme në bankë vitin e kaluar).
Kastrati ka deklaruar se ka kredi në blerë prej 15 mijë e 276 euro, shkruan më tutje lajmi.net.
Sa i përket të hyrave vjetore, Kastrati ka deklaruar se si kryetar i Komunës së Kamenicës, paga e tij vjetore është 13 mijë e 944 euro.
Në anën tjetër ai ka deklaruar se kanë shtëpi, truall dhe lokale, të gjitha këto në pronësi të prindit.