×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kuvajti dhe Arabia Saudite rifillojnë prodhimin në fushën e naftës Khafji

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Ka rifilluar prodhimi në fushën e naftës së përbashkët Al-Khafji e cila shtrihet në zonën asnjanëse midis Kuvajtit dhe Arabisë Saudite, bëri të ditur të enjten drejtori ekzekutiv i Kompanisë së Naftës në Gjirin e Kuvajtit, raporton Anadolu Agency (AA).

    “Prodhimi në fushë ishte pezulluar që nga 1 qershori, sipas një vendimi të Komitetit Ekzekutiv të Përbashkët të Operacioneve Khafji”, tha Abdullah Al-Sumaiti në një deklaratë për media.

    Masa ishte në përputhje me vendimin e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe vendeve jo-OPEC-prodhuese të naftës, për të ulur prodhimin e naftës së papërpunuar me 9.7 milionë fuçi në ditë në maj dhe qershor për të siguruar stabilitetin e çmimeve të tregut të naftës së papërpunuar.

    Pas një vendimi nga Kuvajti dhe Arabia Saudite, fusha Khafji, të cilën ata së bashku e posedojnë, rifilluan prodhimin në fillim të prillit pas një pushimi gati 5-vjeçar.

    Fushat e naftës së përbashkët Khafji dhe Wafra, të vendosura në zonën neutrale midis dy vendeve, kanë një kapacitet prodhimi ditor 500.000-600.000 fuçi.

    Të dyja vendet anëtare të OPEC-ut mbyllën Khafji në vitin 2014 për arsye mjedisore dhe Wafra në vitin 2015 për shkak të pengesave në funksionimin e saj. /AA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Rreth 40 shtëpi në fshatrat e Gramshit janë djegur nga zjarri dhe janë kthyer të pabanueshme, megjithëse ende nuk ka përfunduar evidentimi...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përjashtuar mundësinë e një kandidimi tjetër për postin e presidentit, duke deklaruar se nuk ka aspak...
    Të tjera
    Lajme13 Gusht 2025
    Vetëm gjatë javës së fundit në Kosovë janë raportuar mbi 633 raste të zjarreve, ndërsa aktualisht nëntë prej tyre mbeten aktive, sipas...
    Lajme13 Gusht 2025
    Nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, njoftoi se në Graçanicë – komunë nominalisht me shumicë serbe – nuk do të ketë...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave...
    Lajme13 Gusht 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë me emrat e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prishtinës për zgjedhjet  12 tetorit....
    Lajme13 Gusht 2025
    Në orën 23:59 të ditës së sotme (13 gusht) do të mbyllet afati për subjektet politike për të dorëzuar listat me emrat...
    Sport13 Gusht 2025
    Sipas raportimeve të fundit nga Foot Mercato, Olympique de Marseille ka nisur bisedimet me Lille OSC për transferimin e sulmuesit anësor Edon...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.