×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kush ishte Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja amerikane që vdiq sot nga kanceri

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Anëtarja e Gjykatës së Lartë së Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta dje në banesën e saj në Uashington, në moshën 87 vjeçare.

    Gjykatësja Ginsburg vdiq nga komplikimet nga kanceri i pankreasit, njoftoi Gjykata e Lartë. Zonja Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte vetëm e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë.

    “Kombi ynë ka humbur një gjykatëse me një stature historike,” tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.

    Zonja Ginsburg, gruaja e dytë që shërbeu në gjykatën më të lartë amerikane, e filloi profesionin në një periudhë kur kishte shumë pak gra juriste.

    Ajo u përpoq gjatë karrierës së saj të zgjeronte barazinë e grave dhe arriti në statusin e pothuajse një ikone në radhët e qarqeve progresiste.

    Ajo kishte lindur më 15 mars 1933, në Bruklin të Nju Jorkut.

    Anëtarja e Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, gruaja e dytë që shërbeu në gjykatën më të lartë amerikane, e filloi profesionin në një periudhë kur kishte shumë pak gra juriste.

    Ajo u përpoq gjatë karrierës së saj të zgjeronte barazinë e grave dhe arriti në statusin e pothuajse një ikone në radhët e qarqeve progresiste. Zonja Ginsburg lindi më 15 mars 1933, në Bruklin të Nju Jorkut dhe vdiq në moshën 87 vjeçare në Uashington.

    Më 10 gusht 1993, Ruth Bader Ginsburg u bë gruaja e dytë në historinë e Shteteve të Bashkuara që u bë anëtare e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara.

    Zonja Ginsburg e dinte se ajo dëshironte të bëhej avokate që në vitin e tretë në kolegj.

    Ajo ishte e motivuar nga “frika e kuqe” që mbërtheu kombin në vitet 1950, kur amerikanët kishin frikë nga kërcënimi i perceptuar nga Bashkimi Sovjetik.

    Në një proces të udhëhequr nga senatori Joseph McCarthy, mijëra njerëz u akuzuan publikisht si komunistë.

    “Kishte avokatë të guximshëm që ngrinin zërin për ata njerëz dhe po i kujtonin Senatit tonë, të shikonin Kushtetutën, të shikonin amendamentin e parë, se çfarë thuhet aty? /// Nëse avokatët mund të na ndihmojnë të kthehemi në kontakt me vlerat më themelore, kjo është ajo që unë dua të jem”, tregonte zonja Ginsburg.

    Prindërit e zonjës Ginsburg nuk e inkurajuan atë të studionte për drejtësi, të frikësuar se nuk do të ishte në gjendje të gjente një punë në profesionin e mbizotëruar nga meshkujt.

    Por, zonja Ginsburg ishte e vendosur. Dhe pasi u diplomua nga Universiteti Cornell në 1954, ajo u pranua në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit Harvard, vetëm pesë vjet pasi filloi të pranonte gra.

    “Kur hyra në fakultetin e drejtësisë, ishim mbi 500; nëntë prej nesh ishin gra”, tregonte zonja Ginsburg.

    Dy vjet më vonë, burri i saj – Martin Ginsburg, një avokat i njohur i taksave dhe profesor i drejtësisë – filloi punë në qytetin Nju Jork, dhe zonja Ginsburg u transferua në Shkollën e Drejtësisë në Columbia ku ajo mori diplomën e saj në 1959.

    Dhe, siç e kishin parashikuar prindërit e saj, ajo e pati të vështirë të hynte në botën e burrave.

    “Nuk kishte asnjë firmë të vetme (ligjore) në të gjithë qytetin e Nju Jorkut që të ishte e gatshme të rrezikonte me mua”, tha ajo.

    Por me ndihmën e një profesori, ajo filloi një punë zyre.

    Menjëherë pas kësaj, ajo filloi të jepte mësim në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Rutgers dhe atë të Universitetit Columbia.

    Në 1972, zonja Ginsburg themeloi Projektin për të Drejtat e Grave, për të punuar për barazinë për gratë dhe vajzat, në të gjitha sferat e jetës.

    “Në atë kohë kishte shumë, shumë ligje që u jepnin përparësi burrave ngaqë thjesht ishin burra”, thotë zonja Lenora Lapidus.

    Zonja Lapidus është drejtore e Projektit të të Drejtave të Grave, në Unionin Amerikan për Liritë Civile (ACLU).

    “Gjatë gjithë viteve 1970, ndërsa drejtoi Projektin për të Drejtat e Grave, ajo solli çështje gjyqësore të njëpasnjëshme në Gjykatën e Lartë në mënyrë që të përcaktohej që Kushtetuta ndalonte diskriminimin seksual”, thotë zonja Lapidus.

    Dy dekada më vonë, Ruth Bader Ginsburg ishte anëtare e asaj Gjykate, e emëruar në 1993, nga Presidenti Bill Clinton.

    Gjatë kohës së saj në Gjykatën e Lartë, ajo ishte një zë elokuent për anën liberale të kësaj trupe.

    Zonja Ginsburg besonte se pengesat gjinore me të cilat përballen gratë në vendin e punës sot janë zhdukur në Shtetet e Bashkuara.

    Ajo që mbetet, tha ajo, është diçka që nuk mund ta vendosë një gjykatë; që shoqëria amerikane të jetë e hapur ndaj idesë që gratë dhe burrat kanë nevojë për një ekuilibër midis punës dhe familjes.

    Zonja Ginsburg ekuilibroi jetën e saj si nënë e dy fëmijëve që punonte, me dashurinë dhe mbështetjen e burrit të saj Martin, i cili ndërroi jetë në 2010.

    “Gjëja më e rëndësishme ishte që kisha një partner të jetës, burrin tim, i cili mendonte se puna ime ishte të paktën po aq e rëndësishme sa e tija, dhe që dëshironte shumë të bëhej pjesë e viteve të rritjes së fëmijëve të tij”, tha zonja Ginsburg.

    Anëtarja e Gjykatës së Lartë thoshte se ajo gjithmonë përpiqej të bënte atë që ajo besonte se është e drejtë.

    “Shpresoj që të kujtohem si dikush që e donte ligjin, e donte vendin e saj, e donte njerëzimin, çmonte dinjitetin e çdo individi dhe punonte sa më shumë me çfarëdo talenti që kishte, për ta bërë botën pak më të mirë se ç’ishte”, thoshte zonja Ginsburg. /VoA

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.