×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush ishte 14-vjeçarja që lindi foshnjën e saj dje në QKUK

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Në mesditën e së hënës në Qendrën Klinikë dhe Universitare të Kosovës ka lindur foshnjën e saj një vajzë 14-vjeçare. Lehona e lindur në vitin 2006 kishte shkuar në QKUK në javën e 35 të shtatzënisë. Gjendja e saj dhe e foshnjës një ditë pas lindjes është stabile.

    Një vajzë 14-vjeçare nga Mitrovica është bërë nënë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. 14-vjeçarja ka lindur në javën e 35-të të shtatzënisë.

    Foshnja e gjinisë femërore me peshë 2700 gramë është sjellë në jetë me lindje normale, nga ekipi kujdestar.

    Detaje për këtë rastë kanë dhënë nga QKUK’ja për Express. Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, aty se ku është trajtuar foshnja, ka thënë se foshnja ka lindur me peshë 2700 gramë dhe se gjendja e saj është stabile.

    “Gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:08 minuta ka lindur një nënë e cila ka sjellë në jetë foshnjën e gjinisë femërore. Lindja është kryer në mënyrë normale. ajo ka lindur në javën e 35’të të shtatzanisë. Gjendja e foshnjës është stabile. Ajo tashmë është liruar për në shtëpi bashkë me nënen e saj”, ka deklaruar ai.

    E edhe gjendja shëndetësore e nënës pra 14-vjecares e cila e ka lindur vajzën dje në Gjinekologji, është stabile. Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli ka thënë se nëna ka lindur në mënyrë natyrore.

    Ismajli tha se për rastin janë njoftuar të gjitha ekipet e hetueisë. Meq lehona ëhstë në moshë të mitur.

    “Ka lindë spontan. Gjendja e nënës dhe foshnjës është e mirë. Me rastin është marrë edhe policia e Kosovës. Janë informu të gjitha organet e rendit”, ka deklaruar ai.

    Vitin e kaluar sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vendin tonë kanë lindur fëmijë katër nëna me moshë nën 14-vjeçare.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.