×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush e bindi djalin e Jakup Krasniqit të aderoj në PDK? Flet Ramiz Lladrovci

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2024

    Kryetari i PDK-së në Drenas, njëherit edhe kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, për FrontOnline, ka komentuar sot aderimin e Altin Krasniqit, djalit të ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në partinë që ai drejton.

    Lladrovci e takoi Altinin sot dhe shprehu kënaqësinë e tij për këtë zhvillim, duke e quajtur atë një moment të rëndësishëm dhe të mirëpritur për Drenasin dhe për PDK-në.

    “Sot me kënaqësi e takova Altinin, birin e bashkëveprimtarit dhe bashkëluftëtarit tim, Jakup Krasniqi. Bashkë me të dhe mijëra qytetarë të tjerë e kemi themeluar PDK-në. Nderimi im për Jakupin është i madh dhe i padiskutueshëm,” ka thënë Lladrovci për FrontOnline.

    Ai ka shtuar se, megjithëse nuk kanë biseduar për aderimin e Altinit gjatë vizitës që i kishte bërë atij në Hagë, është e qartë se PDK është një hapësirë e mirëpritur për secilin që i bashkohet, sidomos për ata që kanë kontribuar në luftën për liri dhe pavarësi.

    “Rreth këtij takimi, do të jap një deklaratë të veçantë në rrjetet sociale, por ajo që mund të them tani është se Altini është i mirëpritur në degën e PDK-së në Drenas, ashtu siç besoj se është i mirëpritur edhe si deputet në Parlamentin e Kosovës,” ka thënë Lladrovci.

    Ai theksoi se Altini ka vendin e tij në PDK, duke u integruar në një parti që ka lindur dhe ka forcuar lidhjet e saj me UÇK-në dhe me popullin e Kosovës, veçanërisht në Drenas, një nga bastionet më të forta të këtij angazhimi.

    Lladrovci, shprehet se nuk e di kush ka qenë iniciatori i këtij aderimi, por ka thënë se Krasniqi është i mirëpritur në degën e tij.

    ‘’Nuk e di kush ka qenë iniciatori për aderim, por e di se në degën e PDK-së në Drenas është i mirëpritur, ashtu siç besoj është i mirëpritur si deputet në Parlamentin e Kosovës. Rreth këtij takimi, do të jap deklaratë të veçantë në rrjetin social.’’

    Në fund, Lladrovci e përshëndeti Altinin si pjesë të pandashme të kësaj historie dhe të asaj që ai e quajti “zemrën e Kosovës”, duke i hapur atij mundësinë të kontribuojë në të ardhmen e PDK-së dhe të Kosovës.

    ‘’Altini e kishte, e ka dhe do ta ketë vendin në PDK, në bastionin e UÇK-së dhe PDK-së, në zemrën e Kosovës, në Drenas’’ u shpreh i pari i Drenasit.

    Kujtojmë se babai i Altinit, Jakup Krasniqi, para se të shkonte në Hagë, kishte qenë pjesë e NismaSocial Demokrate, dhe po ashtu kishte qenë Kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Me gjyqin po vazhdojnë të përballen ish-krerët e UÇK-së, por për krime të pretenduara lufte. Dëshmitari Sokol Bashota ka vazhduar dëshminë për...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, iu ka bërë thirrje prindërve dhe personelit arsimor që të shtojnë kujdesin në përmbajtjen që...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave dhe kryesisht ka pasur raste të vjedhjeve të...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Visar Azemi do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ai ka...
    Sport04 Dhjetor 2024
    Peja ka triumfuar në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 74:71, në një...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka qenë i ftuar i nderit i...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Seanca e radhës në Gjykatën Speciale të Hagës u shoqërua me momente të pazakonta, me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që u...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në “Politiko” ka folur për pjesëmarrjen dhe përvojën në Forumin e Inteligjencës Parlamentare, i...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel u mirëprit nga Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, me të cilët diskutuan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.