×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurtit i shtohet edhe më shumë presioni: Pas QUINT edhe Austria i kërkon hapa për themelimin e Asociacionit për të arritur sigurt shumicën për KiE

    FrontOnline
    10 Maj 2024

    Përveç shteteve të QUINT-it, Kosovës po i kërkohet edhe nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian që të marrë hapa vendimtarë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që të sigurojë përkrahjen e nevojshme në Komitet të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë kanë thënë se Austria është një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

    Gjithashtu Vjena zyrtare thekson se e inkurajojnë fuqishëm Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë hapa vendimtar për themelimin e Asociacionit, që në mënyrë të sigurt të arrijë shumicën e nevojshme në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

    “Austria si një nga vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ne inkurajojmë fuqimisht qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime vendimtare në themelimin e ASMM (Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe) për të arritur në mënyrë të sigurt shumicën e nevojshme në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë.

    Hapa për themelimin e Asociacionit në këmbim të përkrahjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës kanë kërkuar edhe Gjermania, Franca dhe Italia. Këto shtete, po kërkojnë që Qeveria e Kosovës të dërgojë për verifikim në Gjykatë Kushtetuese Draftin e BE-së, hap ky që konsiderojnë se do të dërgonte një sinjal të fortë të përkushtimit të Kosovës ndaj komuniteteve pakicë.

    Por, kryeministri Albin Kurti po e konsideron si kushtëzim absurd dhe ka thënë se Kosova s’pranon diçka të tillë. Madje Kurti ka thënë se nuk do ta dërgojë në Kushtetuese Draftin e BE-së, meqë i njëjti s’është një dokument, por vetëm një “non-paper”, pasi që i njëjti s’është pranuar e as nënshkruar në kuadër të pakos bashkë me Marrëveshjen për Normalizim gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.

    Se anëtarësimi në Këshill të Evropës ka lidhshmëri me Asociacionin e ka thënë edhe emisari i SHBA-së për rajonin, Gabriel Escobar. Ai ka kërkuar që Kosova të dëgjojë aleatët evropianë dhe të bashkëpunojë më ta.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti Fatmir Humolli ka thënë se kur qeveria të japë llogari, ai do të votojë për shpërndarjen e Kuvendit. “Duhet të shkarkohet...
    Lajme20 Maj 2024
    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se, politikat aktuale në Shqipëri nuk po e udhëheqin vendin në drejtimin e...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u zotua se nëse do të bëhet kryeministër i Kosovës do t’i rrisë pagat në sektorin publik....
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...
    Lajme20 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar `Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit` ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, për...
    Sport20 Maj 2024
    Barazimi i Real Madridit me rezultat 4-4 ndaj Villarrealit, e pa Carlo Ancelottin duke vendosur në fushë formacionin e dytë të ekipit,...
    Lajme20 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës nesër do të mbajë mbledhje me fillim prej orës 10:00. Këtë e ka bërë të ditur ZKM përmes një...
    Sport20 Maj 2024
    Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka publikuar listën preliminare prej njëzet e gjashtë futbollistëve të ftuar për Euro 2024.  Kroacia e cila...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas njoftimit të prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) që synon lëshimin e fletarrestimeve ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ministrit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.