×
  • Lajme
  • Lajme

    Bota reagon pas kërkesës për fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit

    FrontOnline
    20 Maj 2024

    Pas njoftimit të prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) që synon lëshimin e fletarrestimeve ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe liderëve të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka pasur reagime të ndryshme nga politikanë nga e mbarë bota.

    Si Izraeli, ashtu edhe Hamasi, e kanë “dënuar” këtë njoftim të prokurorit Karim Khan. Prokurori tha se beson se Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe tre liderë të Hamasit – Yehia Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh – janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael, së paku nga 7 tetori 2023.

    Senatori amerikan nga Partia Republikane, Jim Risch, tha se nuk ka arsye për hetimin e zyrtarëve izraelitë.

    “Nuk ka arsye që gjykata të hetojë Izraelin, pasi nuk është pjesë e Statutit të Romës dhe Izraeli ka një gjyqësor krejtësisht funksional”, tha Eisch, që është pjesë e Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan.

    Edhe Mbretëria e Bashkuar u shpreh kundër një kërkese të tillë të Khanit.

    “Ky veprim nuk ndihmon sa i përket arritjes së një pauze në luftime, lirimin e pengjeve apo dërgimin e ndihmës” në Gazë, tha një zëdhënës i kryeministrit britanik, Rishi Sunak.

    Ndërkaq, kundër lëshimit të fletarrestimeve është shprehur edhe kryeministri i Çekisë, Petr Fiala.

    “Propozimi i kryeprokurorit të GJNP-së që të lëshojë fletarrestime për përfaqësuesit e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe liderët e një organizate terroriste islamike është krejtësisht i papranueshëm”, tha ai.

    Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se respekton plotësisht pavarësinë e GJNP-së.

    “Megjithatë, fakti që lideri i organizatës terroriste Hamas, i cili ka deklaruar se qëllimi i grupit është të shfarosë shtetin e Izraelit, përmendet në të njëjtën fjali me përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike të po këtij shteti është e pakuptueshme”, tha ai.

    Reagim për këtë zhvillim ka pasur edhe nga organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch.

    Kjo organizatë tha se viktimat e shkeljeve serioze në Izrael dhe në territoret palestineze nuk kanë pasur drejtësi për dekada.

    “Ky veprim i prokurorit hap derën që ata që janë përgjegjës për mizoritë e kryera muajve të fundit të përballen për veprimet e tyre në një gjykim të drejtë”, tha HRW, duke shtuar se shtetet anëtare të GJNP-së duhet të respektojnë pavarësinë e gjykatës.

    Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

    Lufta izraelite i ka vrarë më shumë se 35.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve të Hamasit.

    Por, lufta izraelite ka shkaktuar edhe krizë humanitare në Gazë, duke bërë që rreth 80 për qind e popullsisë të zhvendoset dhe qindra mijëra njerëz të vuajnë nga uria, sipas zyrtarëve të OKB-së./REL/

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    E propozuara për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është përgjigjur nëse do të ketë ndryshim në seancën e sotme konstituive. Ajo tha...
    Lajme13 Korrik 2025
    Sekretari i Shoqatës së Pensionistëve, Sherif Kastrati për Front Online tha se vendimin për mos ngritjen e pensioneve e sheh si një...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Drenas, pasi i njëjti kishte kanosur ankuesin mashkull kosovar derisa ai po e punonte arën e tij....
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të konsiderohet ndër më të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Qeveria ka rritur pagat e shërbyesve civilë, duke shtuar 55 euro që nga janari i vitit 2025. Pjesa e dytë e rritjes,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Sipas raportimeve të mediave shtetërore, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ofroi Moskës “mbështetjen e tij të pakushtëzuar” për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa prej 30% ndaj...
    Lajme13 Korrik 2025
    Bashkatdhetarët që jetojnë edhe punojnë në vendet e ndryshme të botës, tashmë kanë nisur të vijnë për t’i kaluar pushimet verore në...
    Lajme13 Korrik 2025
    Sot me fillim nga ora 11:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Për herën e 46-të, deputetët e zgjedhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.