×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti vazhdon ankesat me letra për veprimet e Thaçit

    FrontOnline
    10 Maj 2020

    Letra të shumta në adresë të shteteve të ndryshme, eurodeputetëve dhe mekanizmave të pavarur që janë të thirrur për interpretimin e çështjeve kushtetuese, i ka nisur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që prej rrëzimit të Qeverisë me mocion mosbesimi në Kuvend.

    Ato janë letra informuese dhe denoncuese për presidentin Hashim Thaçi, pas vendimit të tij që ta kapërcejë partinë fituese duke ia dhënë mandatarin Lidhjes Demokratike.Së fundi, Kurti iu drejtua me një letër Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku shkruan se presidenti Thaçi, i mbështetur nga disa parti po tentojnë realizimin e një skenari antikushtetues, raporton KOHA.

    “Me ndërmarrjen e iniciativës së tij për ta formuar Qeverinë, duke keqinterpretuar kërkesat e fituesit të zgjedhjeve për sqarime mbi bazën kushtetuese rreth veprimeve e tij, dhe duke shpikur një afat që nuk parashikohet askund në Kushtetutë, presidenti ka vepruar qartë duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shkruan në letrën e Kurtit, të cilën e ka publikuar KOHA.
    Në Zyrën e kryeministrit thonë se letërkëmbimet janë në kuadër të komunikimit të rregullt që mbajnë me shtetet partnere, që prej zgjedhjes së Qeverisë.“Në disa prej to ne kemi shprehur qëndrimet tona mbi çështje të rëndësisë nacionale, sikurse është dialogu me Serbinë. Njoftimi i shteteve partnere mbi qëndrimet zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës është praktikë krejt e zakontë, e cila madje është detyrim. Qëllimi i këtyre letrave, përpos mirëmbajtjes së komunikimit me ta, është mirinformimi i partnerëve tanë mbi punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, qëndrimet zyrtare të saj sa u përket çështjeve me interes të veçantë, por edhe informimi mbi zhvillimet politike dhe institucionale në vend. Për ne është tejet e rëndësishme, por edhe kërkohet ashtu që për punën e Qeverisë dhe çështjeve që ndërlidhen me fushëveprimin e saj partnerët tanë të njoftohen drejtpërdrejt nga ne”, ka thënë zëdhënësi, në një përgjigje me shkrim për KOHËN.

    Kurti i ka dërguar letër edhe zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, por të cilën nuk e ka bërë publike.Pas raportimit të mediave, Kurti javën e kaluar e ka mohuar se i është ankuar Penceit, në lidhje me rolin e ambasadorit Richard Grenell në bisedimet Kosovë – Serbi.Sipas tij, letra është e para një muaji dhe se nuk ka të bëjë me ankesë, por me sqarim të pozicionit të Qeverisë në lidhje me dialogun.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.