×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë se Grenelli ia mban anën Serbisë

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se i dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, mban anën e Serbisë.

    Kurti ka thënë të enjten se ushtruesi i detyrës së Shefit të Inteligjencës Kombëtare të ShBA-ve ka mbajtur pozicion të ngjashëm me atë të Serbisë në raport me çështjen e heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit.

    Sipas Kurtit, Grenell nuk është në mesin e dy palëve, por në anën e Serbisë.

    “Emisari amerikan Grenell nuk është në mes të Kosovës dhe Beogradit, është në pozicionin e Beogradit. Ai është në pozicionin e Beogradit në raport me heqjen e taksës dhe mos vendosjes së reciprocitetit”, ka thënë Kurti në emisionin Jeta në Kosovë, raporton Express.

    Tri ditë më parë, në një konferencë online me mediat ndërkombëtare, Albin Kurti tha se ambasadori Richard Grenell, është i përfshirë drejtpërdrejtë në krizën aktuale politike në Kosovë.

    Kurti tha se Grenell nuk po mbanë as tani një qëndrim neutral kur është në pyetje formimi i qeverisë së re.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.