×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Për mua, Grenelli është i Amerikës, por Amerika nuk është Grenell

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Kryetari i LVVV-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur në DESKU të KTV-së rreth akuzave që i janë bërë për anti-amerikanizëm. Ka thënë se për të, i dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është i Amerikës, por Amerika nuk është ai.

    “Për mua, emisari Grenell është i Amerikës, por Amerika nuk është emisari Grenell”, ka thënë ai.

    Si ka thënë Kurti, kritikën e ka mësuar nga Perëndimi.

    “Prej Perëndimit e kam mësuar kritikën edhe ndaj zyrtarëve perëndimorë, kur më duken joparimorë për Perëndimin si e njohim dhe si e kemi mësuar. Pra, në këtë aspekt, aleatët dhe partnerët janë të tillë, vetëm nëse ekziston e drejta për kritikë. Nëse nuk guxon të mos pajtohesh me asnjë zyrtar në asnjë rrethanë, atëherë ky nuk është partneritet dhe aleancë”, ka thënë ai në Desku, transmeton Front Online.

    Si ka thënë Kurti, Kosova s’mund të krahasohet me Amerikën.

    “Unë nuk kam dashur t’ia vë reciprocitetin SHBA-së, por Serbisë po”, ka thënë ai.

    Kurti ka thënë se është i vetëdijshëm për dallimin e madh në përmasa.

    “Mirëpo, kur thoshte emisari Grenell: hiqeni taksën 100 për qind. ‘Në rregull’, thoja ‘ky është neo-liberal, s’do barriera askund, ndonëse në raport me Kinën mendon pak më ndryshe, po e pranojmë. Por, po e vendosim reciprocitetin. Kur tha të hiqej edhe reciprociteti gjë që e kisha dëgjuar shpeshherë, nga Vuçiqi dhe Daçiqi që thonin se reciprociteti është më i rëndë, se taksa, atëherë komunikimi ynë praktikisht u pamundësua dhe pasoi një trysni tejet e madhe me partnerin tim të koalicionit”, ka thënë ai.

    Ai po ashtu i është referuar një raporti të Departamentit amerikan të Shtetit, në të cilën ishte përgëzuar qeverisja e tij.

    “Tash së fundi e kishim një raport të Departamentit amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Kosovë, ku lavdërohej Qeveria Kurti, që ka luftuar korrupsionin, por nuk ka arritur, për shkak të mandatit të shkurtër, që të institucionalizojë metodat e veprimit kundër korrupsionit”, ka thënë ai, i pyetur rreth akuzave që janë bërë për anti-amerikanizëm.

    Ai ka pyetur se përse lavdërohet nga Departamenti i Shtetit, “nëse jam anti-amerikan”.

    “Unë besoj që këta njerëz, duke mos dashur të merren me argumentet tona, dëshirojnë të vendosin etiketa të paqena. Si e kam kundërshtuar, në emër të vlerave të OKB-së, përfshirë edhe rezolutën anti-kolonialiste për dhënien e pavarësisë popujve të kolonizuar nga viti 1960, që e ka Kombet e Bashkuara. Ne emër të OKB-së e kam kundërshtuar UNMIK-un, në emër të vlerave të Bashkimit Evropian kam kundërshtuar EULEX-in dhe në emër të vlerave të SHBA-së, unë kam kundërshtuar emisarin Grenell”, ka thënë ai./KTV/FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.