
Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me ministrinë në detyrë të shëndetësisë Arben Vitia e kanë vizituar sot Klinikë Infektive në QKUK.
Kurti ka konsideruar që është brengosëse që numri i të infektuarve me Coronavirus në vend është rritur sërish në dy ditët e fundit. Ai ka thënë që numri i të infektuarve e ka ka kaluar atë të shëruarve, raporton “Front Online”.
“ Në dy ditët e fundit kemi diçka brengosëse që duhet ta adresojmë, për shkak se numri i të infektuarve e ka kaluar numrin e të shëruarve, Mbrëmë është dhënë njoftimi se kishim 8 të infektuar dhe asnjë të shëruar, teksa pardje kishin 24 të infektuar rishtazi dhe vetëm 14 të shëruar. Kjo lakorja e cila është në rënie të vazhdueshme mbetet e tillë përveç këtyre dy ditëve të fundi”, ka thënë ai./Front Online
Kurti: Qytetarët të rrinë në shtëpi, shqetësues rritja e numrit të të infektuarve për këto dy ditë