×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kurti: Jemi një lis me dy degë, të flasim si diplomatë e të punojmë si patriotë

    FrontOnline
    26 Nëntor 2021

    “Të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë”. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët të qeverive, me atë të Shqipërisë që po mbahet në Elbasan.

    Kurti e nisi fjalën duke kujtuar tragjedinë e tërmetit t 26 nëntorit që sot mbushen dy vite, teksa theksoi se dhimbja është edhe e Kosovës. Kryeministri shprehu ndjesinë e veçantë që ka sa herë që viziton Shqipërinë.

    “Sa herë vij në Shqipëri ka një ndjesi të veçantë. Nikollë Nikprelaj thoshte se jemi me dy degë lisi, paçka se me dY dialekte që sa vjen dhe po njësohen. Tani çfarëdo që po them po analizohet dhe studiohet mirë se ku desha të dal dhe çfarë mesazhi po dërgoj.

    Ajo që ndjej sidomos në Kosovë duke valuar flamurin kombëtar është se ka një lloj ndryshe një lloj represioni të shkaktuar nga trauma e ndërrimit të befasishëm të simboleve. Kjo dot mbetet një temë e dhe më që nuk është edhe politikisht korrekte të diskutohet për të.

    Të thuash se jemi të lumtur që jemi komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se jemi të lumtur që kemi dy shtete se kështu jemi më të fortë që është sa tepri.

    Le të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë. Sa më i mirë i ndërtuar horizonti i marrëdhënieve tona. Integrimi ynë mes shteteve tona ësHtë edhe strategjik por edhe parimit. Progresi në numër i marrëveshjeve duhet të shoqërohet në cilësinë e marrëdhënieve të tyre,” tha ai.

    Më tej, Kurti shpjegoi se të punuarit si patriot forcon më shumë dy shtetet tona. Sipas tij patriotizëm është të luftosh  korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kurti foli gjithashtu edhe për rëndësinë e hekurudhës Prishtinë-Durrës.

    “Si patriotë duhet ti forcojmë të dy shteteve tona. Patriotizëm është të luftosh korrupsionin dhe krimin. Vetëm ky lloj patriotizmi do të forcojë shtetet tona. Bashkëpunimin me njëri tjetrin nuk e kemi dëshirë dhe zgjedhje. Sa më të njësuar që të jemi në qëndrime aq më të fortë dhe të fuqishëm do të bëhemi sepse jemi më shumë se dy shtete. Duhet të gjejmë thirrjen tonë të përbashkët. Njerëzit tanë duhet të lëvizin dhe të punojnë, duan tu zgjerohet mundësia e biznesit dhe tregtisë. Së bashku mund të prodhojmë më mirë dhe të punojmë më shumë.

    Linja hekurudhore Prishtinë Durrës është cilësi dhe ekologji dhe fuqi e tokës në det. Është rritje e rëndësisë së portit kryesor të shqiptare. Rrit dhe forcon shqiptarët por edhe ndihmon rajonin. Ne jetojmë me fqinjët tanë me të cilët kemi të kaluar të përbashkët. Marrëveshjet që kemi përpara do të lehtësojmë edhe më tej procedurat”, u shpreh ai

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi...
    Sport26 Prill 2024
    Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të...
    Sport26 Prill 2024
    Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar. Ata ishin në masë ndalimi për 48 orë. Sot u mbajt...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    “Nuk ka asnjë urgjencë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama i kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, njofton se në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të dielën e 21 prillit, qytetarët serb kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.