
Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për sa i përket formimit të institucioneve, raporton “Front Online”.
Kurti me këtë rast i bëri ftesë Thaçit që ta lë karrigën e presidentit dhe të ballafaqohen në zgjedhje.
“Institucionet nuk janë të bllokuara. Unë jam kryeministër në detyrë dhe kemi një qeveri kujdestare që po punon tërë ditën për qytetarët. Po e theksoj serish që presidenti nuk është i kënaqur me ulësen e tij. Është mirë ta lëshoj atë dhe të vij në zgjedhje dhe të shoh për votat që do t’i marrë”, ka thënë ai.
Tutje, Kurti, tha se zgjedhjet e 6 tetorit e kanë dëshmuar më së miri se kujt i beson populli./Front Online
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/620554305474379/?v=620554305474379¬if_id=1589530295447889¬if_t=live_video