×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kursim parash dhe kohë – shumë londinezë punojnë tani nga shtëpia

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Për shkak të pandemisë shumë londinezë po punojnë prej disa muajsh nga shtëpia. Ky model i ri duket se sjell mjaft përfitime si për punonjësit dhe punëdhësit. Të vetmet që ankohen janë agjencitë e pasurive të patundshme

    Gjithnjë e më shumë londinezë po punojnë nga shtëpia që nga fillimi i pandemisë së Coronës. Edhe 50 punonjësit e firmës James Brincat, që organizon trajnime për punonjës banke, filluan të punojnë në prill nga shtëpia. “Sa më shumë kohë kalonte që nuk shkonim në zyrë aq më mirë na dukej. Të gjithë ishin shumë më produktivë nga shtëpia, dhe biznesi ynë po rritej madje. Prandaj vendosëm të heqim dorë nga zyrat.” – tregon Xhejmsi.

    15 përqind më shumë fitim

    Zyrat e firmës James Brincat gjendeshin në një ndërtesë madhështore në Londër dhe zyra të tilla me qira rreth 15,000 euro në muaj janë simbol i rëndësishëm për të treguar statusin. Por që nga pandemia e koronës Jamesit papritmas kjo nuk i duket më kaq e rëndësishme.

    Madje meqë nuk paguan më qira për zyrat, ai kursen mjaft para dhe në fund të muajit del me rreth 15 përqind më shumë fitim. Firma nuk ka tani asnjë zyrë dhe në rast se punonjësit e tij nuk do të ndryshojnë mendje, ai do ta vazhdojë përgjithmonë këtë model të i ri pune.

    Kursim parash dhe kohe

    Aine O´Carroll si shumica e punonjësve të Xhejmsit jeton jashtë Londrës dhe punon nga shtëpia. Megjithatë ajo komunikon me shefin dhe kolegët e saj çdo ditë, por jo më personalisht, por përmes video-konferencave. Edhe Aine kursen tani rreth 550 euro çdo muaj se nuk blen më bileta treni për të shkuar në qendër të qytetit.

    “Eshtë shkëlqyeshëm që nuk më duhet të shkoj përditë në punë dhe mendoj se më e mira është të punosh kryesisht nga shtëpia dhe të shkosh në zyrë një apo dy herë në javë, nëse e ke të nevojshme qoftë për punën, qoftë për t’u takuar personalisht herë pas here me kolegët.”

    Ndryshim shpresëdhënës

    Që prej periudhës së karantinës në Londër po vihen re ndryshime më radikale se kurrë. Rreth 9 përqind e firmave londineze kanë hequr tani plotësisht dorë nga zyrat e tyre. E disa po flasin madje për një revolucion.

    “Ky ndryshim është shpresëdhënës. Sa e sa herë kemi folur për një ekuilibër më të mirë mes punës dhe jetës, por shumë prej nesh duhet të bënin çdo ditë një orë rrugë për në Londër, të punonin nga nëntë deri në pesë e pastaj prapë një orë rrugë për t’u kthyer në mbrëmje në shtëpi. Ky nuk është ekuilibër mes punës dhe jetës. Por tani kjo po ndryshon.” – thotë  Richard Burge nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Londër.

    Nevojë për koncepte të reja

    Por ky ndryshim nuk u pëlqen atyre që jetojnë prej pasurive të paluajtshme, si Lee Elliott. Zyrat e agjentit të pasurive të paluajtshme gjenden në ndërtesën më të lartë të Londrës Shard.

    “Unë nuk mendoj se tani po shkojmë drejt një krize të tregut të ambienteve për zyra. Fjala është më tepër për korrigjime në treg. Vërtet tani nuk kërkohen më zyra të mbushura me tryeza pune dhe njerëz që shkruajnë emaile. Por ama kërkesa për një vend ku njerëzit mund të takohen, të shkëmbejnë ide dhe të punojnë së bashku për diçka vazhdon të ketë.” – thotë agjenti i pasurive të paluajtshme. Sipas tij tani ka nevojë për një koncept të ri: “Për zyra që stimulojnë punonjësit, që u nxisin krijimtarinë dhe ku ata ndjihen mirë. Pra zyra me cilësi të lartë.”

    Por megjithë idetë e zyrave të pasurive të paluajtshme shumë firma kanë marrë një drejtim tjetër në Londër. Vlera e zyrave po vihet në dyshim. Dhe në tregun e zyrave dhe të mjediseve të punës në Londër pritet të ndodhin edhe më shumë ndryshime./dw

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.