Ministri i Strehimit, Yaakov Litzman, ka dhënë dorëheqje nga qeveria të dielën në protestë ndaj vendimit të afërt të qeverisë për të vendosur një bllokim të përgjithshëm gjatë periudhës së ardhshme të pushimeve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Litzman – ish-ministri i Shëndetësisë – kishte kërcënuar prej kohësh për të dhënë dorëheqjen nëse miratohet plani i bllokimit.
Në një letër drejtuar kryeministrit Benjamin Netanyahu, Litzman qortoi faktin se bllokimi do të parandalonte adhuruesit, duke përfshirë dhjetëra mijëra hebrenj që nuk shkojnë në një sinagogë gjatë pjesës më të madhe të vitit, të ndjekin shërbimet hebreje më të rëndësishme dhe më të ndjekura të vitit.
Litzman, i cili ishte infektuar me coronavirus në prill kur ishte ministër i shëndetësisë dhe gjithashtu u raportua se u kap duke marrë pjesë në një grup lutjesh prej më shumë se 10 burrave, pavarësisht një ndalimi në tubime të tilla.
Ai tha se kishte kundërshtuar planin e bllokimit “në të gjitha forumet” dhe tha që nëse do të duhej një bllokim, ai do të ishte vendosur një muaj ose disa javë më parë.