Nënstacioni i policisë në fshatin Bardhosh sot ka pasur goxha punë të martën. Kjo pasi tre fëmijë nga ky fshat ishin zhdukur gjatë ditës. Rastin këtu e kishte raportuar babai i fëmijëve Venhar Ibrahimi.
Fëmijët iu kishin thënë prindërve se po shkonin në kamping.
“Tre fëmijët që janë motër dhe vëlla mes vete iu kishin thënë familjes se po shkonin në një kamping. Abdullah Ibrahimi, Asja dhe Merjemi, ishin dalë nga shtëpia rreth orës 09:00 të mëngjesit. Ata janë gjetur shëndosh dhe mirë në terrenin malor të fshatit Siqevë”, kanë thënë dëshmitarët për KlanKosova.
Lajmin për gjetjen e tyre e ka dhënë edhe policia e Kosovës nëpërmjet zëdhënësit Bajram Krasniqi.
Familja ishte bërë gati dhe kishte kërkuar ndihmë edhe tek rrethi që në rast se nuk gjenden të fillojnë kërkimet.
Sipas informacioneve tek fëmijët nuk ka pasur shenja se mund të jenë keqpërdorur nga dikush.