×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës  ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, me rastin e përfundimit të misionit diplomatik në Kosovë.

    Kryetarja Osmani e përgëzoi Ambasadorin Heldt për përfaqësimin dinjitoz të vendit të tij, Gjermanisë, në Republikën e Kosovës si dhe për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet  Kosovës e Gjermanisë. Ajo pohoi se me përfaqësimin e Ambasadorit Heldt partneriteti ndërmjet Kosovës e Gjermanisë është forcuar edhe më tej.

    Zonja Osmani potencoi se Gjermania vazhdimisht ka luajtur një rol thelbësor në fuqizimin e institucioneve të Kosovës dhe në zhvillimin e saj. Sipas kryetares Osmani, gjatë mandatit të Ambasadorit Heldt, përkushtimi i shtetit gjerman ndaj popullit të Kosovës është vërejtur edhe më shumë, për të cilën gjë ajo tha se populli i Kosovës do t’i mbetet gjithmonë mirënjohës atij.

    Në fund, kryetarja Osmani i uroj Ambasadorit Heldt suksese në rrugëtimin e tij të mëtejmë dhe e siguroi atë që institucionet e Kosovës do të jenë mikëpritëse ndaj ambasadorit në ardhje, për të vazhduar kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet shtetit gjerman dhe Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Në rrugën “Fehmi Agani” të Prishtinës janë shfaqur afishe që kritikojnë një zyrtare të lartë të partisë Vetëvendosje, Dejona Mihalit. “Për Halloween...
    Lajme15 Maj 2025
    Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përkatësisht Stacioni Policor në Podujevë, ka bërë publike fotografinë e një personi të dyshuar i cili...
    Lajme15 Maj 2025
    Detaje të reja do të dalin për rrjedhën e aksioneve të kompanisë që fitoi kontratën për qiranë e fabrikës për përpunimin e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Ushtria izraelite ka kryer sulme të shumta në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, gjatë natës së mbrëmshme dhe në...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, bashkë me kryeministrin britanik, Keir Starmer, kanë vizituar Qendrën e Inovacionit të Sigurisë...
    Vip15 Maj 2025
    Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka bërë sot një postim në Instagram që nuk ka kaluar pa u vënë re. Pak ditë pas...
    Vip15 Maj 2025
    Një nga faqet më të ndjekura italiane i ka kushtuar një shkrim përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion nga Grupi Shkodra Elektronike me...
    Sport15 Maj 2025
    Barcelona mund të shpallet kampione e Spanjës sonte, dy xhiro pa përfunduar sezoni në La Liga. Gjiganti katalunas ka mundur të festonte...
    Lajme15 Maj 2025
    Pas liderëve të subjekteve të mëdha parlamentare, presidentja Osmani ka pritur në takim edhe përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.