Kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaqaniku, ka paralajmëruar për pasojat e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se nuk është vetëm një mendim, por një bindje e thellë se kjo rritje do të shkaktojë turbulenca të mëdha në tregun e prodhimeve, mallrave dhe shërbimeve.
‘’ Jam tejet i sigurt se ngritja e çmimit të energjisë elektrike do të shkaktojë turbulenca të mëdha në tregun e prodhimeve, mallrave e shërbimeve’’, tha Kaqaniku për FrontOnline.
Ai tha se vala e shtrenjtimeve do të zhvillohet sipas efektit “domino”, duke përfshirë çmime të larta në të gjitha fushat, sektorët dhe degët e ekonomisë. Kaqaniku shtoi se ngritja e çmimeve do të prekë të gjithë, dhe do të ketë edhe ngritje abuzive të çmimeve, nga ata që historikisht janë marrë me veprime të tilla të ndaluara.
Pas shtrenjtimit të rrymës paralajmërohet valë e re shtrenjtimesh në Kosovë