×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama ironizon Bashën nga Vlora: Shpresoj mos ta kërkoni si kryetar bashkie! E nisi tramin në Tiranë, por nuk e çoi dot deri në fund

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me turoperatorët në Vlorë, ironizoi një premtim të vjetër të Lulzim Bashës për ndërtimin e një trami në Tiranë. Duke iu përgjigjur kërkesës së një operatori turistik për ndërtimin e një trami në Vlorë, Rama e shfrytëzoi rastin për të thumbuar Bashën.

    “Për tramin në Vlorë të thashë, do të na duhej Luli. Ne nuk dimë të bëjmë trame, Luli ka bërë një tram në Tiranë, i cili, siç e kanë parë qytetarët, është shumë i suksesshëm dhe kapërcen gjithë problematikat e trafikut. E kishte planin që ta çonte deri në Durrës, por, për shkak se e zuri gjumi, e la vetëm në Tiranë,” u shpreh Rama me ironi.

    Kryeministri shtoi se shpreson që Vlora të mos e kërkojë Lulzim Bashën si kryetar bashkie, duke vijuar ironinë për ish-kreun e Partisë Demokratike dhe projektet e tij të parealizuara.

    “Nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, për shkak të tramit, por mos na mërzitet Vlora dhe na kërkon Lulin kryetar bashkie,” tha ai.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Me vdekjen e Papa Françeskut, në Vatikan hapet një seri e gjatë ngjarjesh që do të çojnë në konklavën për zgjedhjen e...
    Bota/Rajoni21 Prill 2025
    Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që nesër në ora 11:00 të mblidhen para Parlamentit të Malit...
    Të tjera
    Kronika22 Prill 2025
    Shtatë persona kanë rënë në pranga mëngjesin e së hënës përgjatë një operacioni të madh policor në Kaçanik, lidhur me vrasjen e...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Me vdekjen e Papa Françeskut, në Vatikan hapet një seri e gjatë ngjarjesh që do të çojnë në konklavën për zgjedhjen e...
    Lajme22 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka folur për shpenzimet e institucioneve gjatë tri viteve të fundit,...
    Lajme22 Prill 2025
    Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi. Lajmin e bëri të ditur kryetari Përparim Rama. Përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet...
    Lajme22 Prill 2025
    Ngërçi politik ka vazhduar edhe gjatë se hënës në Kuvendin e Kosovës. Partitë politike nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për ta...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.