×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Odës së Mjekëve: Në tri javët e fundit janë infektuar 250 mjekë dhe mbi 500 infermierë

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Kryetari i Odës së Mjekëve, Plaurat Sejdiu në RTV Dukagjini thotë se sistemi shëndetësorë është duke u menaxhuar me “tehun e thikës”.

    Ai thotë se një pjesë e mjekëve kanë kaluar në lodhje kronike.

    “Bëhet fjalë për gjashtë muaj ditë punë të pandërprerë. Vetëm në tri javët e fundit janë infektuar mbi 250 mjekë dhe mbi 500 infermierë. Pra flitet për rreth 800 personel shëndetësorë të infektuar”, tha ai.

    Sejdiu thotë se për shkak të kësaj gjendje do të bëhet një riorganizim i personelit shëndetësorë për shërbim më të mirë të pacientëve.

    “Po mendojmë që edhe një pjesë të personelit shëndetësorë që kanë sëmundje kronike t’i tërheqim nga vija e parë e frontit”.

    Kryetari i Odës së Mjekëve thotë se nuk mund të llogarisin shumë në “100 ushtarët e ri” që i ka rekrutuar Ministria e Shëndetësisë pasi sipas tij ata “nuk dinë të përdorin mirë armët dhe mund të vrasin vetën”.

    Sejdiu ka dhënë edhe një propozim që sipas tij qytetarët në vend të gjobave më të holla të dënohen me punë të lehta siç janë pastrimi i objekteve spitalore apo asistimi në kuzhina.

    “Atëherë ata do të shihnin pasojat e mosrespektimit të masave të caktuara nga qeveria”, tha ndër të tjera Plaurat Sejdiu.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    Lajme25 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e enjtja, 25 korrik 2025, ka sjellë një valë të pazakontë të të nxehtit, me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.