×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryemjeku kosovar në Austri: Të mësohemi me Coronavirusin, vaksina mund të mos zbulohet kurrë!

    FrontOnline
    24 Maj 2020

    Vala e dytë e pandemisë Covid-19 mund të ndodhë pasi shtetet t’i rihapin kufijtë. Ndërsa edhe stina e vjeshtës është një mundësi e përhapjes, pasi që viruset jetojnë në temperaturën që ju përshtatet. Influenca më e madhe e përhapjes është nga vjeshta deri në dimër

    Kështu po konsideron kryemjeku kosovar i Klinikës Interne në një Spital në Graz të Austrisë, Lekë Abdyli.

    Abdyli në një intervistë për portalin “Front Online”, ka thënë se aktualisht Evropa dhe Amerika janë duke u përballur me virusin më agresiv, pasi sipas tij, Covid-19 ka pësuar dy-tri mutacione.

    “Një mundësi është gjatë rihapjes së shteteve, rihapjes së kufijve. Mundësia e dytë është në vjeshtë. Se në vjeshtë zakonisht viruset e kanë temperaturën që e do më shumë. Edhe virusi i influencës shfaqet më shumë, prej vjeshtës në dimër. Deri në 60 gradë jeton. Për ata po paraqitet edhe në vendet afrikane. Unë besojë që është një lloj i virusit, por me dy-tre mutacione. Në Evropë dhe në Amerikë aktualisht është ai më agresivi”, ka thënë Abdyli.

    Si u shfaq rasti i parë me Covid-19 në Austri? Tregon mjeku kosovar

    Mjeku nga Kosova ka pohuar se jozyrtarisht rasti i parë në Austri ka ndodhur në fund të muajit shkurt 2020, pasi dy shtetas italianë kishin shkuar për pushime atje.

    Ai tregon se si shtetasit austriak janë befasuar kur për një periudhë të shkurtë kanë parë shumë mjete me dezinfektues.

    “Rasti i parë ka qenë në fund të muajit shkurt kur patën ardhur dy shtetas italianë në pushime. Ata janë diagnostifikuar në hotel. Informatat jo zyrtare qysh dihet, do të thotë se

    kjo ka qenë e ditur edhe gjatë kohës se open-ball-it në muajin shkurt në Austri. Njerëzit janë çuditur kur kanë parë shumë mjete dezinfektuese në atë ballë”, tha Abdyli.

    Sipas tij, aktualisht në Austri, kurba e personave të infektuar është zvogëluar në 0.5 për qind.

    “Situata është momentalisht stabile. Ajo kurba e infeksioneve është zvogëluar në 0.5 për qind. Kurba e të shëruarve është diku 0.56 për qind. Nuk dihet se si to zhvillohet situata. Se kur do të hapët shteti plotësisht. Restorantet janë hapur javën e kaluar. Kur të hapet gjithçka atëherë dihet si do të zhvillohet pandemia”, tha më tutje Abdyli për Front Online.

    A ka shqiptarë të infektuar në Austri? Përgjigjet mjeku Lekë Abdyli

    Në shtetin austriak ku edhe ndodhen shumë shtetas të Kosovës, Abdyli deklaroi se sipas informacioneve që posedon, ka edhe shqiptarë të infektuar me Covid-19.

    Mirëpo ai thotë se nuk ka qenë në dijeni nëse ka pasur edhe të atillë që kanë përfunduar me fatalitet.

    Mjeku kosovarë në Austri e ka lavdëruar menaxhimin e pandemisë nga institucionet e Kosovës, duke përfshirë edhe punën e palodhshme të kolegëve të tij në Klinikën Infektive në Prishtinë.

    Abdyli: Mbyllja e kufijve në Kosovë, ishte reaksion i mirë për ta parandaluar përhapjen e Coronavirusit

    Kësisoj ai tha se mbyllja e shtetit në kohë, ishte reaksion i mirë, gjë që sipas tij, falë atij menaxhimi edhe nuk kishim shumë viktima.

    “Punën e mjekëve të Kosovës e kam lavdëruar. Ka qenë shumë reaksion i mirë që e kanë mbyllur shtetin me kohë. Nuk është ngritur numri në mënyrë eksponenciale. Por, rreziku është tani me rihapjen e shteteve. Po shihet që numrat veç kanë nisur me u shtuar. Pakujdesia është e madhe. Po shoh edhe nëpër shumë qytete të Kosovës që s’po mbajnë distancë, nuk po respektohen shumë rregullat. Dhe kjo është shumë e rrezikshme”, deklaroi Abdyli për “Front Online”.

    Mungesa e numrit të madh të respiratorëve është edhe një e metë në sektorin shëndetësorë të Kosovës.

    Sipas mjekut, Lekë Abdyli, në Kosovë nuk do të mjaftonin as edhe 1 mijë respirator nëse rritet numri i të infektuarve me Coronavirus.

    “Mënyra më e mirë për ta parandaluar përhapjen e Covid-19 është me i respektuar rregullat. Sepse nëse rritet numri i të infektuarve shumë shpejt, atëherë në Kosovë nuk do të mjaftonin as 1 mijë respiratorë”, tha ai.

    Mjeku kosovar Abdyli tregon se edhe kolegët me të cilët ai punon janë prekur nga Covid-19.

    “Ka pasur edhe këtu shumë mjekë të infektuar. Veshja e mjekëve nuk e mbron askënd në botë 100 për qind. Kam pasur edhe kolegë që kanë qenë të infektuar”, tha Abdyli.

    Kur do të zbulohet vaksina për pandeminë Covid-19?

    Kryemjeku kosovar, ka një sugjerim për kolegët e tij mjekë nga Kosova.

    “Çka mundem me i rekomanduar kolegëve është që sa më shpejt që kur të vijnë pacientët, analizat për to të mos priten shumë, por të punohet në mënyrë që mos të vjen deri të mjekimi i simptomave. Medikamente e di që nuk ka. Mirëpo, mjekimi simptomatik deri diku e përforcon, mirëpo në këtë aspekt nuk mundem as me i këshilluar me i provuar. Edhe ne provojmë medikamenete të ndryshme. Provojmë citromaks dhe disa tjetra mjekime”, deklaroi ai.

    Informata të shumta të cilat po qarkullojnë nga vende të ndryshme të botës për zbulimin e vaksinës për coronavirus, Abdyli sugjeron të mos ju besohet, pasi sipas tij aktualisht është e vështirë të zbulohet diçka e tillë.

    “I kisha këshilluar që të mos besojnë në informatat që vijnë nga Amerika dhe Evropa për zbulimin e vaksinës. Nuk ka momentalisht vaksinë kundër Coronavirusit. Është shumë vështirë me u zbuluar. Momentalisht është larg zgjidhja për vaksinën”, tha ai për Front Online.

    Sipas mjekut kosovar i cili punon në një spital në Graz të Austrisë, Lekë Abdyli fundi i pandemisë së coronavirusit nuk dihet.

    Ai madje bën një krahasim të Covid-19 me virusin HIV.

    A do të marrë fund Coronavirusi?

    Abdyli thotë se ekziston mundësia që asnjëherë të mos zbulohet vaksina për këtë virus. E, që sipas tij, njerëzit duhet të mësohen të bashkëjetojnë me të.

    “Unë mendojë që fundi i pandemisë nuk varet prej nesh. Ndoshta duhet me u mësuar me jetu me këtë virus. Është edhe ajo mundësia që kurrë nuk do të zbulohet medikamenti apo vaksina për këtë virus. Se është një virus RNA virus. Sikurse për HIV-in që nuk kanë mundur kurrë me zbuluar atë virus. Do të thotë e ka strukturën bilogjike RNA. Sepse i ndryshon vetitë në sipërfaqe. Nuk zbulohet vaksina duhet me u mësuar me jetu me të”, deklaroi më tutje ai.

    Kryemjeku kosovarë, Lekë Abdyli tregon edhe pjesë të eksperiencës së tij gjatë punës me pacientë të infektuar me Covid-19.

    Ai thotë se imuniteti i pacientëve të prekur me këtë virus, ende nuk dihet se zgjatë.

    Pasi sipas tij, ka pasur raste në spitalin ku ai punon, që një pacient i cili ka dalë pozitivë me coronavirus, pas dy testimeve tjera ka rezultuar negativ. Ndërsa, pas dy javëve, analizat e të njëjtit kanë rezultuar pozitiv.

    “Kemi pasur rast kur pacienti është infektuar. Një herë ka qenë pozitiv, pastaj dy herë ka qenë negativ dhe prapë ka ardhur pozitiv mbas dy-tri jave. Ende nuk e dimë sa zgjatë imuniteti i atyre që janë të sëmurë”, deklaroi Lekë Abdyli për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në “Big Brother VIP”, sidomos pas ngjarjeve me Rogertin dhe debatet në studio,...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm....
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.