Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur sot se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ky lajm, e ka marrë vëmendjen e agjencisë së lajmeve Reuters, transmeton Klan Kosova.
Qeveria Hoti është përballur me kritika për mosmenaxhimin e përhapjes së koronavirusit, në vendin e vogël ballkanik ku u raportua për rritje të rasteve ditët e kaluara – përfshirë 13 vdekje që rezultuan të dielën, thuhet tutje.