×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti: Qeveria e Kosovës do t’u qëndrojë pranë bizneseve të vendit

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, me bashkëpunëtorë. Në këtë takim u bisedua për gjendjen e përgjithshme ekonomike në vend, sidomos për pasojat që po i ndien sektori privat, për shkak të pandemisë Covid 19.

    Kryeministri Hoti theksoi se, krahas menaxhimit të pandemisë Covid 19, Qeveria e Kosovës e ka prioritet kryesor pakon e rimëkëmbjes ekonomike të vendit, për realizimin e së cilës AKB-në, odat ekonomike dhe shoqatat e tjera të bizneseve i sheh si partnerë të rëndësishëm.

    Kryeministri Hoti theksoi se Qeveria është e vendosur që t’u gjendet pranë bizneseve dhe prodhuesve të vendit, duke u krijuar atyre lehtësi administrative, ulje taksash, subvencione, grante etj., në mënyrë që prodhuesit tanë ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre dhe ta ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

    Kryetari AKB-së, Agim Shahini e njoftoi kryeministrin Hoti për vështirësitë e shumta me të cilat po ballafaqohen bizneset në vend gjatë gjithë kohës së pandemisë COVID-19. Së këndejmi, ai kërkoi që Qeveria e Kosovës t’i vazhdojë hapat lehtësues për bizneset private, të cilat, siç pohoi ai, në këtë situatë vërtet kanë probleme serioze, ndaj u nevojitet ndihma dhe kujdesi i shtetit.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Zjarri ka përfshirë disa zona të maleve në Kamenicë. Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe nga Komuna e Kamincës ku bëhet...
    Lajme16 Mars 2025
    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielën pritet të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen...
    Lajme15 Mars 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për zgjedhjet që u mbajtën në shkurt të këtij viti. Haziri duke...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Një sistem i fuqishëm stuhish ka shkaktuar kaos në SHBA, duke sjellë tornado, zjarre dhe erëra shkatërruese që kanë shkaktuar të paktën...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Forca të shumta të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të pajisura për të prishur protestën antiqeveritare të zhvilluar sot në...
    Kronika15 Mars 2025
    Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Studentët, ata që kanë qenë organizatorë të protestave antiqeveritare në Serbi, e kanë shpallur të mbyllur protestën masive të sotme që u...
    Lajme15 Mars 2025
    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar për këtë parti në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Në qendër të Beogradit ka pasur incidente serioze në protestën më të madhe kundër Vuçiqit dhe regjimit të tij. Në momentin kur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.