Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka arritur në Kosovë nga Brukseli, ku dje pati takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Hoti ka thënë se sapo ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ai ka pranuar një kontroll rutinore nga doktoresha që ishte aty.
“Sapo zbritëm në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, doktorresha e Komunës së Fushë Kosovës na bëri kontrollën rutinore, sikur çdo udhëtari tjetër që arrin në Kosovë”.
“E falënderoj atë dhe të gjithë stafin shëndetësorë në gjithë Kosovën për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm”.
“Të kujdesemi për veten dhe familjet tona, që mjekët tanë ta kenë më të lehtë. Maska – Distanca – Higjiena personale”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.