Qeveria Hoti gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim për heqjen e masës së reciprocitet ndaj Serbisë.
Nën udhëheqjen e kryeministrit Hoti, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.
Kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri.