×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti ende me Covid-19, kjo është gjendja e tij

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Këshilltari për media i kryeministrit, Xhavit Beqiri, tregoi për T7 për gjendjen e kryeministrit.

    Me 2 gusht njoftoi se është infektuar me virusin korona.

    Në statusin e tij në Facebook kryeministri Hoti pati treguar se simptoma e tij e vetme është një kollë e lehtë.

    E tash kur kanë kaluar 2 javë që nga dita kur rezultoi pozitiv me koronavirus, Avdullah Hoti është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Ani pse gjatë së dielës, u raportua se ai është shëruar nga Covid 19, një gjë e tillë nuk u konfirmua nga këshilltari i tij për media, Xhavit Beqiri.

    Gjatë kësaj kohe, kryeministri kreu punët e tij nga shtëpia.

    Ai këto dy javë, mbajti një mbledhje elektronike të qeverisë, ku miratoi vendimin për hapjen e kufijve me shtetet fqinjë, si dhe plotësimin e ligjit për festat zyrtare.

    Ende nuk dihet se kur do të dalë në zyrën e tij, por me 2 shtator i njëjti do të jetë mysafir në Shtëpinë e Bardhë në Uashington bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Mirëpo, këshilltari për media i kryeministrit nuk dha detaje për agjendën e këtij takimi.

    Ndryshe, ambasadori Grenell përmes një postimi në Tëitter njoftoi se ata do takohen për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektivën ekonomike të Kosovës dhe rajon.

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.