×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti do t’i zhvillojë takimet sot në Bruksel

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Zhvillimet e fundit në vend ku Prokuroria Speciale dorëzoi aktakuzë ndaj Presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe të dyshuarve të tjerë, rezultuan që Kryeministri i vendit Avdullah Hoti të anulojë pjesëmarrjen e tij në takimin e Washingtonit.

    Hoti bashkë me Thaçin të shtunën do të merrte pjesë në Shtëpinë e Bardhë pas ftesës nga Emisari special për dialogun, Richard Grenell për një diskutim me palën serbe.Por ndonëse anuloi pjesëmarrjen në Shtëpinë e Bardhë, i pari i Qeverisë, nuk ka marrë vendim të tillë edhe për takimet që do të zhvillojë sot në Bruksel.

    ”Të gjitha takimet mbahen”, është shprehur shkurt në një përgjigjie për Klan Kosovën Ardita Dushi, shefe e Kabinetit për Kryeministrin Hoti.
    Hoti në agjendën e tij ka të paraparë të takohet me Kryetaren e Komisionit Europian Ursula von de Leyen, Kryetarin e Këshillit të Europës, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi, dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian dhe Nënkryetarin e EPP, David McAllister.Në këto takime Kryeministri Avdullah Hoti tregoi ditë më parë edhe temat të cilat do të diskutojnë me zyrtarët europianë.

    ”Do të bisedojmë për: (1) hapat që kemi ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, (2) për mbështetjen nga ana e KE për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe (3) për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, proces i cili ka ngecur jo për shkak të mos përmbushjes së standardeve nga ana e jonë”, pati thënë ai, njofton Klan Kosova.Megjithatë nuk është bërë e ditur ende nëse në takim do të ketë përfaqësues të palës serbe apo jo.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.