×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kroacia kthen karantinën, izolim 14 ditor për Kosovën dhe këto shtete të Ballkanit

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Kroacia rivendos karantinën për vizitorët nga 4 fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor, pasi rajoni është përfshirë nga një valë e dytë e koronavirusit.

    Qytetarët e Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë se Veriut do të duhen të izolohen për 14 ditë pas mbërritjes në Kroaci, ndërsa do të përjashtohen nga kjo masë udhëtarët që kalojnë atje, transit.

    Në fund të muajit maj, Kroacia hapi kufijtë për 10 shtete të BE, përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Estoninë. Vendi kishte regjistruar pak ose aspak infektime të reja që prej mesit të majit, por situata u përkeqësua javën e kaluar kur nisën të regjistroheshin deri në 30 raste të reja në ditë.

    Të enjten u raportuan 95 të infektuar në 24 orë, ndërsa autoritetet thonë se kanë hyrë në fazën e bashkëjetesës me virusin, dhe se do të vazhdojë të ketë rritje të rasteve. Shpërthimi i ri, përkoi me një prej etapave të turneut ndërkombëtar të tenisit, Adria Tur, i organizuar në qytetin bregdetar të Zardarit në 20 qershor. Në event, organizatori Novak Djokovic, bashkëshortja e tij dhe 3 lojtarë të tjerë të tenisit rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit. Turneu nisi në Beograd, në atë që sipas agjencisë së lajmeve AFP ishte një stadium i tejmbushur.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës, sot do të mbajë konferencë për media. Në ftesën për media PDK nuk ka treguar arsyen e mbajtjes...
    Lajme22 Maj 2025
    Kosova ndodhet në një ngërç të thellë politik dhe institucional, pasi edhe pas më shumë se tre muajsh nga zgjedhjet e fundit...
    Lajme22 Maj 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, kanë komentuar dështimin e përfshirjes së Kosovës në agjendën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një...
    Lajme21 Maj 2025
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, deklaroi se aktualisht nuk mund të jepen informacione konkrete lidhur me kohën kur mund të...
    Lajme21 Maj 2025
    Lidhur me stagnimin në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe zhvillimet tjera në Kosovë,  kanë folur dy...
    Lajme21 Maj 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kritikuar qasjen e institucioneve kosovare ndaj pakicës serbe, duke thënë se disa veprime po...
    Lajme21 Maj 2025
    Ambasadori i Francës, Olivier Guerot sonte në emisionin “Rubikon” tha se Kosovës i duhen institucione funksionale. Ai u shpreh se kjo është...
    Lajme21 Maj 2025
    Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pas triumfit në “Minatori” ndaj Bashkimit. “Minatorët” i mposhtën “Arpagjikët” në serinë e gjashtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.