×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Krim i rëndë në Gjermani: 55-vjeçari me origjinë nga Kosova vret 57-vjeçarin

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Regensburg të Gjermanisë. Një 57-vjeçar me origjinë nga Kosova është gjetur i vrarë. Sipas mediave gjermane, një 55-vjeçar, po ashtu kosovar, është arrestuar si i dyshuar.

    Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në Regensburg të Gjermanisë.

    Sipas dëshmitarëve, viktima dhe i dyshuari kishin pasur një mosmarrëveshje.

    “Në Regensburg, një burrë u qëllua në rrugë. Dëshmitarët kishin vërejtur një mosmarrëveshje midis dy burrave në mëngjes dhe kishin lajmëruar policinë, thanë zyrtarët. Policia gjeti një të vdekur 57-vjeçar të shtrirë në rrugë. Skena e krimit është afër stacionit kryesor të trenit Regensburg, rruga është bllokuar përkohësisht për një kohë të gjatë”, shkruajnë mediat gjermane.

    Po ashtu, bëhet e ditur se është arrestuar një 55-vjeçar i cili kishte qenë i armatosur.

    “Policët kanë arrestuar një të dyshuar 55-vjeçar, afër vendit të ngjarjes. Dëshmitarët e kishin përshkruar, ndërkaq policia tha që ai po shëtiste dhe kishte një armë me vete”, thuhet tutje.

    Policia atje ka njoftuar se viktima dhe i dyshuari janë shtetas gjermanë, me origjinë kosovare.

    “Sipas policisë, si burri i ndjerë ashtu edhe i dyshuari janë shtetas gjermanë me origjinë kosovare. Të dy do ta njihnin njëri-tjetrin për një kohë të gjatë. Motivet janë ende të paqarta. Trupit të viktimës duhet t’i bëhet autopsia. Zyra e prokurorit publik në Regensburg po hetojnë një vrasje”, thuhet në raportimin e mediave gjermane./Express/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në Durrës, ku njëra prej tyre ka përfunduar në kanal. Bëhet e ditur se...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për çështjen partizani. Kryetari i...
    Të tjera
    Vip19 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në trojet shqiptare, janë argëtuar sot në shumë raste me këngë të zgjedhura nga Vëllai i...
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, këtë të diel ka mbajtur një tubim me mjekë, infermierë, farmacistë dhe personel shëndetësor. Hamza...
    Lajme19 Janar 2025
    "Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, së bashku me punonjësit shëndetësorë të Ferizajt, morën pjesë në një tubim ku diskutuan për...
    Lajme19 Janar 2025
    Një 19-vjeçar është arrestuar për vjedhjen e një veture në Leposaviq. Policia njofton se pasi është raportuar rasti se sot është vjedhur...
    Vip19 Janar 2025
    Sara nuk ka miratuar një dëshirë të shprehur të Drilonit sonte, i cili tha se do t’i lyente flokët. Nuanca që ai...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.