×
  • Lajme
  • Lajme

    Krenar Shala: Presidenti Thaçi po bën shkelje të Kushtetutës

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Njohësi i çështjeve politike Krenar Shala me anë të një shkrimi në facebook thotë se Presidenti Thaçi po bën shkelje Kushtetuese.

    Shala thotë se ai po e bën këtë shkelje sepse kemi të bëjmë me një PLAN të tij për të mbrojtur veten.

    “Dhe ky PLAN ka të bëjë ekskluzivisht me mundësimin e rizgjedhjes së Presidentit për një mandat të dytë, sepse duke qenë në pozitë, evitohet apo vështirësohet ndjekja e tij penale”

    “Presidenti do ta kërcënoj qeverinë anti-kushtetuese me rrëzim përmes partisë së tij dhe kështu LDK-ja do t’i nënshtrohet vullnetit të presidentit për ta votuar për një mandat tjetër.” shkruan Shala.Postimi i plotë:Presidenti osht fare i vetëdijshëm që po bon shkelje të kushtetutës. Dhe ai po e bën këtë shkelje sepse kemi të bëjmë me një PLAN. Dhe ky PLAN ka të bëjë ekskluzivisht me mundësimin e rizgjedhjes së Presidentit për një mandat të dytë, sepse duke qenë në pozitë, evitohet apo vështirësohet ndjekja e tij penale. Dikush do të pyeste se si është e mundur që qeveria që po krijohet në mënyrë anti-kushtetuese do ta votonte Presidentin për një mandat të dytë? Sepse, LDK-ja ka humbur shumë elektorat me rastin e rrëzimit të qeverisë dhe shkeljes së premtimit për ndryshim, dhe kjo frikë do të shfrytëzohet nga Presidenti që në emër të kinse nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë (për të cilën nuk ka konsenzus as në Kosovë dhe as në mes të ShBA-ve dhe BE-së dhe kështu nuk do të nënshkruhet) Presidenti do ta kërcënoj qeverinë anti-kushtetuese me rrëzim përmes partisë së tij dhe kështu LDK-ja do t’i nënshtrohet vullnetit të presidentit për ta votuar për një mandat tjetër. Ndërkaq AAK-ja dhe NISMA nuk do ta votonin, po kjo nuk paraqet problem sepse për zgjedhjen e presidentit duhen vetëm 61 vota me kusht që të jenē në sallë 2/3 e deputetëve. Pas rizgjedhjes, Presidenti, në një afat optimal, do ta krijonte mundësinë që të rrëzohet qeveria anti-kushtetuese, njejtë siç patë ndodhur herën e kaluar.Këtë PLAN mund ta prishë vetëm populli përmes protestave qëllimi i së cilave duhet të jetë rrezimi i Presidentit, krahas qeverisë anti-kushtetuese.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.