×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Kremi kundër diellit, cilët janë përbërësit e dëmshëm dhe kujdesi që duhet bërë

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Ekspozimi i tepërt dhe i pambrojtur ndaj diellit është një nga faktorët kryesorë të plakjes së parakohshme dhe dëmtimeve të forta të lëkurës.

    Aplikimi i solucioneve të duhura kundër diellit është hapi i duhur për të mbrojtur lëkurën.

    Megjithatë, një proces i tillë kërkon kujdes, sepse gabimet në aplikimin e këtij sistemi mbrojtës mund të bëjnë më shumë dëm.

    Ajo që duhet të dimë është se dielli e ndihmon organizmin të prodhojë vitaminën D3, që është thelbësore për sistemin imunitar, humorin dhe luftën kundër qelizave të dëmshme.

    Rrjedhimisht ekspozimi në diell duhet të jetë i ekuilibruar dhe i sigurtë.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për gabimet që mund të jeni duke bërë në dëm të lëkurës.

    Mbrojtje natyrale apo toksike?

    Tregu është i stërmbushur me solucione kundër rrezeve ultravjollcë të diellit.

    Shumica prej tyre ofrojnë një kokteil toksik substancash kimike që e dëmtojnë lëkurën.

    Sipas ekspertëve të fushës, mbi 75% e të gjithë kremërave të shitur në tregun global përmbajnë toksina.

    Substancat toksike në kremërat kundër diellit, të cilat mund t’i verifikoni edhe në solucionin tuaj janë në këtë listë:

    Paraben
    Acid Para amino benzoic
    Octyl salicyclate
    Cinoxate
    Phenylbenzimidazole
    Homosalate
    Menthyl anthranilate
    Octocrylene
    Oxybenzone
    Methoxycinnamate
    Dioxybenzone
    AgroWeb.org rekomandon aplikimin e produkteve natyrale ose me bazë mineralesh të cilat nuk shkaktojnë dëme dhe as alergji.

    Solucionet spërkatëse kundër diellit

    Këto solucione mbartin rreziqe të fshehura.

    Sipas ekspertëve, përbërësit e këtyre spërkatësve janë dëmtues për shëndetin nëse kalojnë në rrugët e frymëmarrjes.

    Koha e aplikimit të kremit

    Kremi kundër diellit duhet vendosur në lëkurë përpara se të dilni nga shtëpia.

    Shumë njerëz presin deri sa të shkojnë në pishinë ose në plazh që të vendosin kremin mbrojtës dhe e bëjnë atë gjithnjë në nxitim e sipër.

    Aplikimi i kremit vetëm gjatë qëndrimit jashtë

    Rrezet e diellit prekin lëkurën edhe kur njeriu është në timon ose i ulur pranë një dritareje.

    Rrjedhimisht, kremi kundër diellit duhet aplikuar çdo ditë rregullisht.

    Kujdes me buzët

    Shumë njerëz shpenzojnë kohë, para dhe energji për të siguruar një mbrojtje sa më të mirë të trupit nga dielli dhe harrojnë buzët.

    Edhe ato kanë nevojë për mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit.

    Nuk duhen mbajtur shpresat vetëm tek kremi

    Kremërat nuk janë të vetmit që ofrojnë një mburojë të konsiderueshme ndaj rrezeve ultravjollcë.

    Sigurohuni që të mbani kapele.

    Gjatë orëve më të nxehta të ditës, qëndroni në hije.

    Ushqehuni me produkte që rrisin rezistencën e trupit ndaj rrezeve ultravjollcë.

    Këto ushqime janë barishtet, boronicat, çaji i bardhë, rrushi i kuq, salmoni, bajamet, shpargu, farat e kungullit, specat dhe karrotat.

    Dielli është një mik i shëndetit dhe humorit, por gjatë ditëve të nxehta të verës duhet të mbrohemi mirë ndaj tij që mos të kthehet në armik.

    Share Now

    Nga Rubrika
    Lifestyle22 Korrik 2025
    Dashi Horoskopi i datës 22 korrik 2025 nga Christine Haas Duke pasur Jupiterin në krah sot do jeni më të gatshëm për...
    Lifestyle21 Korrik 2025
    Ndarjet pas të 30-ave po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, sidomos mes individëve që kanë ndërtuar karrierë, emër dhe një stil...
    Lifestyle18 Korrik 2025
    Një studim i ri, i botuar në revistën PLOS One, ka zbuluar se ekspozimi i fetusit ndaj dy përbërësve kryesorë të lëngjeve...
    Të tjera
    Kronika24 Korrik 2025
    Policia në rajonin e Gjakovës në kuadër të planit operativ “Alkooli” gjatë katër ditëve të fundit ka testuar me alkool-test 385 drejtues...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Britania dhe India nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë të enjten gjatë një vizite të kryeministrit indian Narendra Modi. Ujdia në...
    Lajme24 Korrik 2025
    26 korriku është dita e fundit kur deputetët mund të konstituojnë Kuvendin brenda afatit ligjor që e caktoi Gjykata Kushtetuese. Nesër do...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do ta ketë “shumë të vështirë të ruajë nivelin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Fitim Dodës dhe Arijan Sijarinës lidhur me rastin e tentim vrasjes...
    Lajme24 Korrik 2025
    Komuna e Prishtinës ka thënë se është krijuar “alarm i panevojshëm” mbi cilësinë e ujit në pishinën e Gërmisë meqë mostrat ende...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.