×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kreditë në Shqipëri bëhen më të lira se asnjëherë

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favorshme se asnjëherë tjetër.

    Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit (për të gjitha afatet e maturimit) të huave të reja në lekë të dhëna për individët, bizneset dhe organizatat jo fitimprurëse ishte 5.45%, duke shënuar një nivel minimumi historik. Në krahasim me një muaj më parë, interesat janë 0.11 pikë përqindjeje më të ulëta, ndërsa në krahasim me një vit më parë janë 0.51 pikë përqindje më pak.

    Reduktimi i normave të huave ka ardhur si rrjedhojë e politikës monetare lehtësuese që po ndjek Banka e Shqipërisë, e cila ka ulur normën bazë në nivele minimale historike prej 0.5% pak muaj më parë, në një përpjekje për të ulur koston e lekut, me qëllim nxitjen e ekonomisë së sëmurë nga pasojat e Covid-19.

    Për të gjitha maturitetet, interesat janë ulur në qershor, me përjashtim të kredisë 1-3 vjeçare.

    Ndryshe nga leku, kreditë në euro janë shtrenjtuar lehtë në qershor, por gjithsesi ato mbeten të lira, me një normë mesatare vjetore prej 4.04% (nga 3.79% muajin e mëparshëm).

    Huat për shtëpi në rritje të lehtë

    Ndryshe nga tendenca e përgjithshme, huat për blerje banese në lekë kanë shënuar një rritje të lehtë në qershor. Gjithsesi, kosto e kredisë për të marrë në pronësi një apartament vijon të mbetet afër nivelit minimal historik.

    Sipas statistikave të BSH, norma mesatare vjetore në qershor ishte 3.65%, nga 3.55% muajin e mëparshëm dhe 4.21% që arriti në prill, kur situata e krijuar nga pandemia e la pezull tregun e shit- blerjes së banesave.

    Edhe në euro, huat vijojnë të mbeten të lira, duke rezultuar rreth 3.085 në shtator.

    Diferenca mes interesave të huave në lekë dhe euro është zvogëluar ndjeshëm, duke e bërë praktikisht një rrezik të kotë që të marrësh hua në euro, në momentin që të ardhurat i ke në lekë. Më herët, individët nxiteshin të disbursonin hua në monedhën e përbashkët, pasi diferenca mes interesave ishte e ndjeshme. Por, në momentin që ata i kishin të ardhurat në lekë, kjo i ekspozonte ata ndaj rrezikut të zhvlerësimit të lekut, duke i bërë më të shtrenjta këstet në euro (pasi do të duheshin më shumë lekë për të njëjtën sasi në euro) dhe si rrjedhojë humbjet nga lëvizjet e kursit mund të ishin më të mëdha sesa fitimi që vinte nga diferenca e interesave.

     

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha të shtunën se blloku pret të ketë zgjedhje demokratike dhe të rregullta në...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë...
    Të tjera
    Vip27 Prill 2024
    Talenti dhe pasioni i Dafina Zeqirit për muzikën nuk njeh kufij, dhe kjo vërtetohet sërish me publikimin e këngës së saj më...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat në këtë qytet është shqetësuese. Ai tha se Ferizaj...
    Sport27 Prill 2024
    Borussia Dortmund me mendjen në ndeshjen gjysmëfinale të  Champions League me Paris Saint-Germain është mposhtur të shtunën në Bundesliga nga Leipzig. Ndeshja...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë. Aty ai...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth çështjes së dinarit serb, duke thënë se ndalimi i saj nuk është hall i...
    Vip27 Prill 2024
    Këngëtarja shumë simpatike, Era Istrefi, është shumë aktive në rrjetet e saj sociale. Para ca ditësh, Era solli edhe një këngë tjetër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.