×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE: Presim proces zgjedhor demokratik në Maqedoninë e Veriut më 8 maj

    FrontOnline
    27 Prill 2024

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha të shtunën se blloku pret të ketë zgjedhje demokratike dhe të rregullta në Maqedoninë e Veriut më 8 maj, kur do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare njëkohësisht.

    Kandidatja opozitare Gordana Silanovska-Davkova e fitoi rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mërkurën bindshëm po pamjaftueshëm per ta shmangur rundin e dytë, ku më 8 maj do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski.

    Geer tha se shpreson se pjesa e dytë e fushatës zgjedhore dhe zgjedhjet e dyfishta do të kalojnë në një frymë demokratike dhe paqësore, siç e vlerësoi OSBE/ODIHR rundin e parë në raportin e saj preliminar.

    “Më e rëndësishmja është…në rundin e parë zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë përgjithësisht të qetë dhe demokratike. Dhe, ne shpresojmë shumë që në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe në fushatën për zgjedhjet parlamentare, të gjithë të angazhohen për ta përfunduar procesin përmes mesazheve pozitive në fushatë”, tha Geer.

    Ai nuk i ka komentuar zërat se mund të ketë bojkot të zgjedhjeve presidenciale në rundin e dytë me qëllim që të mos arrihet pragu i daljes për 40 për qind, për ta dështuar procesin.

    “Çdo çështjeje tjetër politike që lidhet me zgjedhjet, shpresoj ta kuptoni që nuk do ta komentoj në këtë fazë. Është në dorën e qytetarëve që të vendosin për të ardhmen e vendit”, shtoi ai.

    Njoftimet jozyrtare flasin për një bojkot të LSDM-së, por edhe të BDI-së, edhe pse nga partia që drejtohet nga Ali Ahmeti kanë thënë se do të dalin me një qëndrim se si do të veprojnë në rundin e dytë.

    Nga koalicioni opozitar VLEN kanë thënë se nuk do të bëjnë thirrje për bojkot, pasi votuesit janë ata që duhet të vendin se për cilin kandidat do të japin votën e tyre.

    Osmani dhe Taravari i fituan rreth 210.000 vota së bashku në rundin e parë dhe besohet se, në mungesë të tyre në rundin e dytë, votat e shqiptarëve mund të luajnë rol vendimtar në garën për president mes Davkovës dhe Pendarovskit, siç kishte ndodhur para pesë vjetëve./rel

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk dënoi të gjitha aktet që rrezikojnë hyrjen dhe shpërndarjen e...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Dhjetra mijëra fermerë të zemëruar polakë protestuan sot në qendër të Varshavës kundër politikave të klimës së Bashkimit Evropian dhe kundër qeverisë...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të rishqyrtojë anëtarësimin e Palestinës...
    Të tjera
    Sport10 Maj 2024
    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka fituar pikët e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë. Pas një ndeshje të...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania e do Kosovën në Këshillin e Evropës, por duhet një shumicë...
    Lajme10 Maj 2024
    Time Kadrijaj nga AAK-ja thotë për “Front Online” se Kurti e ka pranuar Asociacionin në Bruksel dhe në anksin e Ohrit por...
    Vip10 Maj 2024
    Aktorja Egla Ceno, për ditë me rradhë gjatë qëndrimit të saj në “BBV3” ka akuzuar Julin dhe Meritonin për ngacmime seksuale, madje...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Një rast absurd është regjistruar në Vlorë, ku punonjësi i policisë, i cili duhet të jetë garant për rendin dhe sigurinë, është...
    Lajme10 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se humbet momentumi i pranimit të Kosovës në Këshillin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.