
Albert Krasniqi nga “Demokraci Plus”, përmes një shkrimi në Facebook, ka sqaruar se mund të pajtohemi se nuk mund të formohet një qeveri e re pa zgjedhje, por ligjërisht sipas tij një gjë e tillë mund të ndodhë.
Krasniqi thotë se ekziston dallim substancial mes rrëzimeve të qeverive të kaluara dhe kësaj aktuale.Sqarimi i plotë nga Krasniqi:
Ka një dallim substancial në mes të situatës së tanishme të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, me situatat e kaluara. Ky dallim është në pikënisjen e rrëzimi të qeverive, në vet tekstet e mocioneve të mosbesimit të cilat përmes votimit janë mbështetur nga shumica e deputetëve.Në dy rastet e kaluara (2010 dhe 2017), në tekstet e mocioneve të mosbesimit shprehimisht ishte kërkuar mbajtja e zgjedhje të reja. Madje në vitin 2010, data e zgjedhjeve veçse ka qenë e shpallur para se të ndodhte mocioni. U.D. së presidentit Jakup Krasniqi, veçse kishte ndryshuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve.Në situatën e tanishme, në tekstin e mocionit shprehimisht thuhet se me këtë veprim, Kuvendi krijon mundësinë për formimin e një qeverie të re.
Mund të mos pajtohemi me formimin e një qeverie të re pa zgjedhje, por nuk mund të thirremi në standard të dyfishta, pasi kërkesat dhe rrethanat janë të ndryshme.