×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Krasniqi: Shumë keqpërdorime të bizneseve për pagesën nga Pako Emergjente

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi, ishte ankuar se gjatë kësaj kohe bizneset po e keqpërdorin mundësinë e Pakos Emergjente Fiskale.

    Për këtë Agim Krasniqi nga kjo Ministri për Front Online thotë se ka pasur raste kur edhe pronarë të bizneseve kanë nënshkruar kontrata me anëtarët e familjeve të tyre.

    “Këtë gjë e ka thënë ish-ministri, dhe ai ka pas më shumë informacion se unë dhe gjithë të tjerët. Ai thënë se ka pas keqpërdorime. E ka përmend një person që ka aplikuar 20 e ca herë. ka përmend raste kur një ndërmarrje e ka fut krejt familjen e tij. Bile ka pas informata që i kanë fut edhe fëmijët, pavarësisht që thuhet se do të përcillet edhe duhet të kryhen obligimet për një vit në trustin pensional”,pohoi Krasniqi.

    Ai madje përmend edhe kompani për të cilat thotë se gjatë muajve të masave të ndërmarra për pandeminë Covid-19, nuk kanë pasur humbje, por që sipas tij, të njëjtit  përveç fitimit me biznesin e tyre, kanë përfituar edhe nga kjo Pako.

    Zyrtari i Ministrisë së Financave tregon se kur do të bëhet pagesa prej 170 euro për bizneset

    “Ka pas firma që ne e dimë që jo vetëm që nuk kanë pasur humbje, por ato kanë pasur edhe fitim, por, megjithatë, me urdhër të qeverisë është dashur të kompensohen. Shembull sektori i restoranteve brenda kompanitë e mëdha ose sektori i shitjes/veshmbathjes që e kanë bërë kompanitë, pavarësisht që kanë pasur fitim shumë të madh, realisht kanë paraqitur tani 70-80 % të punëtorëve për të përfituar në emër të asaj pjese të vogël”, deklaroi më tutje Krasniqi për Front Online.

    Kësisoj, Krasniqi përmend edhe rastet kur pronarët ua kanë paguar pagën punëtorëve, pasi që janë paguar edhe nga Qeveria e Kosovës, të njëjtit, sipas tij, u kanë kërkuar punëtorëve t’ua kthejnë ato mjete atyre.

    “Ka raste edhe tjera, kur pronarët ua kanë paguar pagën punëtorëve. Dhe kur e kanë marrë gjysmën tjetër të pagës, punëtorëve u kanë kërkuar t’ua kthejnë mjetet. Realisht nuk ish dashtë të jetë ashtu sepse ata që kanë zhvilluar aktivitet i kanë paguar punëtorët dhe nuk është dashtë të aplikojnë fare. E në mesin e tyre janë edhe disa mediume”, tha më tej Krasniqi për Front Online.

    Sipas Krasniqit nga Ministria e Financave, rastet si këto do të verifikohen se ku saktësisht ka pasur keqpërdorime të tilla.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.