Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi iu është përgjigjur ftesës së shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i cili ftoi PDK-në t’i bashkohet mocionit për rrëzimin e qeverisë.
“Ju duheni të bëni rrugë të gjatë, për të kërkuar çfarëdo bashkëpunimi me PDK-në, nuk do ta merrni bashkëpunimin që keni filluar ta kërkoni, ju e keni pasë këtë mandat lara-lara dhe unë habitem me juve sepse ka arsye shumë që ne nuk mund të bashkëpunojmë.”, tha Krasniqi.
E në anën tjetër, Selimi i tha se nuk ka kërkuar bashkëpunim.
“Keni ardhur në një pozicion, ku jeni dorëzuar nga të qenit në pushtet dhe po doni së paku të jenë opozitë. Ju nuk jeni as pushtet e as opozitë dhe akoma më tutje, po bindem që ju jeni akoma në luftë për vendin e tretë.”, tha Selimi.