×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Qeveria Hoti ta marrë seriozisht reagimin e Haradinajt për dialogun me Serbinë

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Ditëve të fundit janë shtuar zërat për mospajtime në koalicionin qeverisës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Edhe me emërimin e Skender Hysenit në pozitën e koordinatorit për dialogun me Serbinë, partnerët e LDK-së në qeverisje, AAK dhe Nisma Socialdemokrate patën thënë se nuk kanë qenë të informuar.

    E lidhur me punën e Qeverisë dhe dialogun Kosovë-Serbi ka folur publicisti, Milazim Krasniqi.

    Krasniqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Qeveria Hoti nuk po arrin të mbaj ekuilibrat, pasi është fokusuar siç tha ai tek procesi i dialogut me Serbinë.

    Dhe kjo rrjedhimisht sipas tij, e ka ofruar më shumë me Listën Serbe se me partnerët e koalicionit qeverisës, që siç tha ai ka ngjallur irritim tek kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    “Qeveria Hoti nuk po mbërrin të mbaj ekuilibrat sepse më shumë është fokusuar, në procesin e dialogut në Bruksel për të cilën mendoj që është gabim. Rrjedhimisht kjo e ka afruar me Listën Serbe se me partnerët tjerë të koalicionit. Kjo duket paradoksale, por kështu duket. Sigurisht që kjo ka ngjall irritim tek njeriu që është veteran i politikës Ramush Haradinaj, i cili ka intuitë të jashtëzakonshme politike dhe e vëren kur prishet ekuilibri. Prandaj Hoti, Haradinajn do duhej ta merrte vërtet seriozisht në këtë drejtim”, ka thënë ai.

    Krasniqi theksoi se Qeveria Hoti është e zorit, pasi erdhi shumë shpejt pas rënies së Qeverisë Kurti.

    Krasniqi po ashtu foli edhe për masat të cilat po merren nga Qeveria Hoti për parandalimin e COVID-19, e të cilat vendime po merren në panik dhe të pa studiuara.

    “Qeveria Hoti realisht është qeveri e zorit e cila erdhi shpejt e shpejt, pas rënies së Qeverisë Kurti. Edhe masat që po merren, po merren në panik dhe të pa studiuara. Dhe kjo mund të ngjall dhe reagim tek qytetarët, siç ka ndodh në disa vende të tjera të rajonit”, tha ndër të tjera, publicisti Milazim Krasniqi.

    Ndryshe, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk e ka përkrahur emërimin e Hysenit për koordinator pasi nuk kanë qenë të informuar.

    Madje ai kishte kritikuar Hotin se në takim me Vuciqin kishte marr shefin e kabinetit dhe jo ministrin, Selim Selimi nga AAK-ja.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.