×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Krasniqi: Qeveria “Hoti” po vuan nga fjalët e thëna para kohe

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate, Jakup Krasniqi në një intervistë për Front Online, ka thënë që Qeverisë “Kurti”, i ka munguar partneriteti me bashkëpunëtorët qeverisës.

    “Nuk e di. Të them të drejtën në një pyetje që e kam pasur para një kohe, menjëherë pas formimit të Qeverisë “Kurti”, pata thënë që unë nuk do të flas as pas 20, e as pas 100 ditë, do të jap gjashtë muaj mundësi për të folur. Njeriu në politikën tonë duhet të kuptojë, që pa partneritet, pa ndërtuar partneritet politik me sistemin zgjedhor që është në Kosovë, është goxha vështirë që të qeveriset”, ka thënë Krasniqi.

    Krasniqi: Roli i Thaçit në bisedime i pafavorshëm, foli për kufijtë

    Sipas tij, për të pasur sukses në qeverisje një parti, duhet patjetër që me partnerët e koalicionit të ketë, përafrim të programit dhe të ideologjive.

    “Duhet të krijohet një partneritet në mes të partive politike, duhet të ndërtohet një komunikim i ri, në mes të partive politike dhe natyrisht që secila parti politike e ka programin e vet, politikën e vet, ideologjinë e saj të formimit dhe me gjitha këto ata duhet që t`i mbrojnë politikat e tyre, qoftë programore dhe qoftë ideologjike. Por mbi të gjitha duhet ta dijë që pa krijuar një partneritet dhe një bashkëpunim jo vetëm me një parti politike, por me të gjitha partitë politike”, ka thënë ai.

    Duke folur për koalicionin qeverisës të tanishëm, anëtari i Nisma-s, ka thënë për Front Online, që edhe Qeveria “Hoti”, është duke vajtuar nga fjalët e thëna më parë, për partitë politike në vend.

    “Mendoj që edhe koalicioni i tashëm qeverisës, vuan nga fjalët e thëna para kohe dhe pa përgjegjësi, se nuk bëj koalicion me këtë parti politike. Mendoj që partitë politike në Kosovë, nuk duhet t`i forcojnë vijat e kuqe, por ato vija duhet të shkrihen dhe koalicionet duhet të bëhen për shtetin dhe për të qenë në shërbim të publikut”, ka deklaruar ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.