×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Krasniqi: Ka rënë në mase të madhe konsumimi i produkteve nga Serbia

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se që nga marrja e detyrës së tij fokus të veçantë i ka kushtuar konsumatorit.

    Ai ka thënë se janë çdo ditë në teren për të parë nga afër se çka po u servohet qytetarëve për konsum dhe nevoja të ndryshme.

    “Në tregun tonë kanë qarkullu shumë mallara të cilat nuk kanë pas ndonjë deklaracion të mirë të shtetit nga vjen dhe që nga marrja e detyrës sime kemi pasur shumë inspektime të cilat kanë dhënë efekte positive. Kemi largu dhjetëra produkte nga tregu vendor dhe kemi nxjerë disa vendime që shkojnë në fokus të mbrojtjes së konsumatorit të vendit”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për televizionin publik.

    Më tutje, ai ka thënë se në këtë linjë është edhe vendimi për ndalimin e përkohshëm të importit të vajit të palmës, sepse ka pasur plot produkte të cilët janë shitur me deklaracion se kanë përmbajtje të qumëshit dhe në fakt ato kanë pas vetëm përmabjtje të vajit të palmëss.

    Krasniqi ka folur edhe për importimin e produkteve nga Serbia, duke thënë se statstikat flasin së ka rënë dukshëm konsumimi i produkteve nga Serbia, gjithmonë duke i krahasuar me periudhat tjera vjetore.

    Ministri që vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka thënë se pandemia ka goditur çdo sektor në vendin tonë dhe njëri ndër ta është edhe gastronomia.

    Ai thotë se po luan rolin e avokatit të bizneseve duke i mbështetur në kërkesat e tyre po mundohet ta bëjë më të mirën e mundshme, gjithmonë duke pasur parasysh shëndëtin e qytetarëve.

    Krasniqi ka thënë se shpreson në kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike dhe kështu qytetarët dhe biznesët ta ndjejnë dorën e shtetit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.