×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Memli Krasniqi porositë Hotin: Silleni pakon e ekonomike që ka propozuar PDK për qytetarët e leni mashtrimet politike

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK, Menli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria që ti sjellin sa më parë në Kuvend nismat ligjore që ka propozuar PDK për rimëkëmbjen ekonomike të vendit në këtë kohë pandemie e mos të bëjnë lojëra politike duke bllokuar tash e sa muaj qindra, mijëra punëtorë të sektorit privat dhe mihëra biznese, raporton Front Online.

    “Kjo Qeveri e mashtrimit 2.0 bashkë me Vetëvendosjen i keni sjellur bizneset në buzë të falimentimit dhe qytetarët pa kurrëfar mbështetje”, tha Krasniqi.

    Ai tha se opozita e djeshme VV-LDK ka bllokuar me muaj të tërë shtetin duke mos votuar asnjë marrëveshje ndërkombëtare dhe duke bllokuar qindra milionë euro mbështetje evropiane për Kosovën.

    Krasniqi tha se qysh në fillim të pandemisë PDK ka sjellur në Kuvend pakon emergjente prej qindra miliona euro për ndihmë bizneseve dhe qytetarëve por VV e LDK e bllokuan.

    “Ishit ju që me interpretime teknike e duke pasur mendjen te pushteti, keni penguar procedimin e këtyre ligjeve dhe për shkak të juaj, edhe tani sa muaj pas shpalljes së pandemisë qytetarët s’kanë pranuar ndihmë nga qeveria dhe në vend se t’i sillni këto ligje për t’i votuar këtu, po merrni me tema që nuk janë shumë urgjente, sesa ndihmat për qytetarët tanë dhe bizneset. Cilat janë prioritetet e juaja z.kryeministër? Sot po vërtetohet ajo që po themi qe sa kohë, se kjo qeveri edhe ajo që u shkarkua janë dy anë të së njëjtës monedhë, sepse qasja e tyre ndaj këtyre marrëveshjeve për qytetarët ka qenë e njëjtë. Mirë që kanë ardhur këto marrëveshje, por prioritetet e qeverisë duhet të jenë tjera. Nuk kemi votë për qeverinë e mashtrimit 2.0, ju duhet të sillni ligje që ndihmojnë qytetarët”, tha Krasniqi.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/314968459669576/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.