×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi-Hotit: Kuvendi nuk është bira e fundit e kavallit, mos e trajto si të tillë

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi e ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti pse nuk e ka prezantuar platformën për dialog së pari në institucionin ligjvënës.

    Sipas Krasniqit, fakti që Hoti nuk ka kërkuar t’i drejtohet deputetëve për këtë çështje, por të bëjë prezantimin në institucione tjera, është fyerje për Kuvendin.

    “Ju me qasjen tuaj deri tash e keni fyer Kuvendin. Ju as që keni kërkuar të vini këtu sonte dhe të paraqitni platformën tuaj për dialogun. Prezantimi i platformës tuaj kudo tjetër, para Kuvendit të Kosovës është fyerja për të cilën po flas. Lirisht keni mundur të shkoni edhe në ndonjë klub të pleqve njësoj siç keni shkuar në akademinë e Shkencave dhe të Arteve, apo ndoshta do të kërkoni tash mbështetje dhe votat e tyre për dialog, pse për ndonjë komision për dialogun. Nuk është Kuvendi bira e fundit e kavallit siç thotë populli, dhe ju lutem mos e trajtoni Kuvendin si të tillë”, tha ai.

    Krasniqi kërkoi nga Hoti që të raportoi sot për agjendën e takimin në Uashington dhe qëndrimet e qeverisë lidhur me temat që do të diskutohen.

    Derisa Hoti kërkoi që opozita të përfshihet në çështjen e dialogut, Krasniqi tha se një kërkesë e tillë është hipokrizi nga Hoti i cili siç tha ai dikur ai vet ka refuzuar diçka të tillë.

    “Tash kur jeni në pushtet, njëjtë si Albin Kurti para disa kohe, kërkoni mbështetje e pjesëmarrje të opozitës në dialog. Bile me një lloj fontanë dëshirash edhe ju sikur paraardhësi juaj e keni projektuar edhe në çfarë role duhet me qenë ne si opozitë. Por të u them të drejtën kjo për mua është një lloj hipokrizie, nuk besoj se keni të drejtë morale për të kërkuar ato që keni refuzuar mbi një vit kur ju vet keni qenë në opozitë.

    Krasniqi tha se roli i Kuvendit është vendimtar për çështjen e dialogut me Serbinë.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.