×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: E vështirë që sot të arrihet një marrëveshje e madhe

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Në takimin e sotëm që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në ShBA, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se është paralajmëruar arritja e një marrëveshje politike mes dy vendeve, sipas Jeta Krasniqit nga Instituti Demokratik i Kosovës, nuk mund të pritet një gjë e tillë.

    Ajo në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se marrëveshja ekonomike që pritet të nënshkruhet në këtë takim, do të jetë një hap për arritjen e një marrëveshje politike.

    “Takimet do të jenë për të arritur një marrëveshje ekonomike si një mënyrë e ndërmjet për të arritur tek ajo marrëveshje më e madhe mes njohjes reciprok. Dje u raportua se është hap mundësia e integrimit edhe të njohjes reciproke. Nëse do të jetë në marrëveshjen e sotme ku pritet të nënshkruhet edhe elementi ku palët zotohet për të lëvizur drejtë njohjes reciproke, por janë hapa pozitivë të cilat mund të sjellin një marrëveshje të ndërmjetme para se të shkojmë te ajo marrëveshja përfundimtare. Është pak e vështirë të mendohet se në takimin e sotëm mund të arrihet tek ajo marrëveshja gjithëpërfshirëse”, tha Krasniqi.

    Ai duke komentuar deklaratën e ambasadorit Grenell, se nuk ka dialog pa befasi, ka thënë se administrata Trump ka insistuar gjithmonë për një marrëveshje reciproke mes dy vendeve, pasi sipas saj problemi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është problem politik, dhe mbetet të shihet se si në çfarë suaza do jetë elementi i marrëveshjes.

    Në këtë takim është raportuar se do të diskutohet edhe për Trepçën dhe Ujmanin. Por, sipas Krasniqit Kosova nuk duhet të diskutojë për resurset e saja me Serbinë, si pasur të të dyja shteteve, por vetëm nga mundësia e investimeve.“Resurset e Kosovës janë të saj dhe nuk janë mund të ketë diskutime për parë mënyrën e investimeve në ato pjesë por jo si një diskutim si pasuri mes dy shteteve”, ka thënë Krasniqi.Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të enjten në mbrëmje pas takimit të parë me zyrtarë amerikanë, ka paralajmëruar nënshkrimin e një marrëveshje, me datë 4 shtatorë (sot), duke mos dhënë detaje.Por, ai nga ShBA ka thënë se me Serbinë nuk do të diskutojnë asnjë temë përveç njohjes reciproke.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.