×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari tregon për nënën e tij me COVID-19: Nuk mundet me marrë frymë as 2 minuta pa aparatin e oksigjenit

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Nesim Maxhuni, përmes një postimi në Facebook, ka treguar për nënën e tij, e cila është në gjendje të rëndë, pasi doli pozitiv me COVID-19.

    Ai tha se fillimisht ishte pranuar në spital, pasi kishin dyshuar se ishte helmuar, por pas 5 dite rezultoi pozitiv me COVID-19.

    “Ka 1 javë qe nana nuk mundet me marrë frymë as 2 minuta pa aparatin e oksigjenit. Nana asnjëherë nuk ka pas sëmundje shoqëruese as diabet, as tension, bile në familjen e gjanë njifet për imunitetin me të fortë! Nuk ka shku te mjeku për se paku 15 vjet’,( përveç kur e theu kamën para disa viteve) Pas situatës qe iu përkeqësua e transferuam në shërbim INTENZIV (shërbimi intensiv është stacioni i fundit i njerit t ‘gjallë në mjekësi… për ata qe nuk e dinë), përkujdesja e mjekeve t ‘shkretë është shumë e madhe dhe e sinqerte, por sistemi është tejet i mbingarkuam, dhe e kanë te vështirë ta menaxhojnë tashme me këtë fluks te madh”, ka shkruar Maxhuni.

    Ai tha se nëna e tij, sot ka dhënë shenjat e para të përmirësimit dhe për këtë ka një mesazh për të gjithë.

    “Mesazhi im. Përmbajuni masave, me maska, dezinfektim te hapësirave, larje e duarve..Mos u shfaqni nëpër vende ku ka shumë njerëz… Gastronome të dashtun, ma pak lakmi, e ma shume kujdes dhe ndërgjegje”, ka shkruar Maxhuni në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Se si e ka parë punën e Ministrisë e Drejtësisë dhe Prokurorisë për zbardhjen e vdekjes së djalit të tij për “Front...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Përfaqësuesit e Listës serbe në të gjitha institucionet e Kosovës vendosën më 5 nëntor 2022 që të largohen nga detyra, pas një...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim...
    Të tjera
    Sport04 Nëntor 2024
    Me shiritin e kapitenit në krah, Ardian Ismajli zhvilloi një tjetër paraqitje të madhe me fanellën e Empolit ku skaudra e tij...
    Vip04 Nëntor 2024
    Pas përballjes me ish burrin e saj Atillën, Drenusha është shfaqur në një gjendje të rëndë emocionale. Ajo shpërtheu në lot në...
    Vip04 Nëntor 2024
    Ish-burri i Drenushës, Atilla është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 3. E përballja e tyre ishte tejet dramatike...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell gjatë ditës, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë me acar, ku pritet...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është deklaruar një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat kanë marrë...
    Vip04 Nëntor 2024
    Drenusha pas përballjes me ish-burrin: Unë karshi këtij njeriu nuk ndjej asgjë (VIDEO) Drenusha Latifi është përballur me ish-burrin Atilla Kardesh, i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.