×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova mund të bëhet edhe me një tjetër spital për trajtimin e COVID-19

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Si rezultat i numrit të madh të të infektuarve me koronavirus gjatë javëve të fundit, autoritetet përgjegjëse po shqyrtojnë mundësinë e krijimit edhe të një spitali tjetër Covid në vend. Paraprakisht, si masë e riorganizimit, Ambulanca Specialistike në QKUK pritet që shumë shpejt të kthehet në një ambulancë COVID-19, ku do kenë mundësi të trajtohen të gjithë pacientët që kanë simptoma të këtij virusi.

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi në një intervistë për kp thotë se tashmë kjo ambulancë është e gatshme për të ofruar shërbime.

    “Në kuadër të riorganizimit të hapësirave, ne përveç shtretërve kemi menduar ta riorganizojmë edhe më mirë shërbimin e pranimit të ashtuquajtura ambulancat COVID do të vendosen tek ambulanca specialistike, është bërë orari dhe janë përcaktuar ekipet që do punojnë aty. Tash pacientët kur të arrijnë në QKUK do e kenë një adresë të vetme ku do të drejtohen dhe jo të shëtisin nëpër klinika, dhe aty stafi mjekësor në bazë të kritereve të vlerësimet për pacientët që do kenë nevojë për t’u shtrirë në spital do kenë mundësi për t’u shtrirë… Shumë shpejt brenda këtyre ditëve ne do ta funksionalizojmë këtë shërbim të ri si organizim”, tha Krasniqi.

    Krasniqi thotë se gjendja me koronavirus në vend është duke u rënduar çdo ditë e më shumë. Sipas tij nga gjithsej 600 pacientë sa janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale, 400 prej tyre janë me oksigjenoterapi.

    “Situata është duke u rënduar për ditë dhe më shumë jemi në një situatë shumë të vështirë sa i përket krijimit të hapësirave të reja me shtretër dhe angazhim të stafit shtesë shëndetësor për t’i trajtuar, po ashtu edhe manifestimet klinike tek pacientët janë jashtëzakonisht të rënda. Kemi pacientë me gjendje shumë të rëndë shëndetësore, mbi 400 pacientë nga 600 sa janë të shtrirë në Qendrën Universitare dhe spitalet rajonale mbi 400 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe kjo flet për një situatë jashtëzakonisht të rënduar”, tha ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHKSUK-së.

    E duke e parë që gjendja po rëndohet ushtruesit i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi thotë për KosovaPress se janë duke i shqyrtuar mundësitë e zgjerimit të hapësirave brenda në QKUK.

    Madje ai deklaron se Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria kanë shqyrtuar mundësinë e krijimit të një spitali COVID19 jashtë QKUK-së me qëllim të trajtimit të të prekurve me koronavirus.

    “Ne i kemi aktualisht në total që i kemi destinuar për pacientët me COVID rreth 750 shtretër në nivel të Kosovë, pra përfshirë QKUK-në dhe spitalet rajonale varësisht nga shkalla e rritjes së rasteve dhe nevojave të pacientëve ne duhet të krijojmë edhe hapësira të tjera dhe kemi plane për zgjerim të këtyre shtretërve. Por qytetarët duhet ta dinë se çdo shtrat i ri, çdo rritje e numrit të pacientëve e vë në vështirësi të mëdha sistemin shëndetësor pasi nuk është çështja vetëm e një shtrati por duhet angazhim shtesë i personelit për të trajtuar ato raste, infermierë shtesë, shërbime logjistike tjera shtesë për të mbështetur shërbimet ndaj këtyre pacientëve…. Kemi plan edhe për QKUK, kemi plan edhe për disa spitale regjionale për të zgjeruar ende kapacitetet, kemi bllokun internistik që e kemi këtu në Qendrën Klinike, po ashtu qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë ka diskutuar edhe opsione të tjera qoftë krijimin e një spitali të themi jashtë QKUK-së për trajtim të pacientëve me COVID. Mirëpo njëherë për njëherë jemi duke menaxhuar me kapacitete tona vetanake që i kemi”, theksoi ai.

    Nga vala e të infektuarve nuk kanë shpëtuar as stafi mjekësor, që janë edhe në vijë të parë të fronit në luftimin e pandemisë.

    Krasniqi thotë se nga fillimi i përhapjes së pandemisë në mars të këtij viti e deri më sot mbi 700 personel mjekësor janë infektuar me COVID-19, dhe se shumica e tyre tashmë janë shëruar dhe janë kthyer në detyrë.

    “Kapacitetet janë jashtëzakonisht të limituara dhe po ashtu edhe numri i madh i të infektuarve e vështirëson edhe më shumë. Në nivel vendi që nga fillimi i pandemisë janë diku mbi 700 personel shëndetësorë që kanë qenë të infektuar dhe tashmë shumica prej tyre janë shëruar dhe janë rikthyer punë”, thotë ai.

    Me shtimin e rasteve të të prekurve me COVID-19, QKUK ka rritur kapacitetet e shtretërve. Në fillim të pandemisë u shfrytëzuar vetëm Klinika Infektive si qendra kryesore për trajtim të këtij virusi, por më pas pacientët u shtrinë edhe në Pulmologji, Mjekësi Sportive, Klinikën e Neurologjisë, e më pas në shërbim të të prekurve me COVID-19 u vunë në dispozicione edhe spitalet regjionale, ku spitali i Vushtrrisë me vendim të qeverisë u bë edhe spitali COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, tha se lufta nuk është vetëm për gratë,...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e Fushë Kosovës ka filluar furnizimin e shkollave me...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, se doracaku për edukim seksual ka qenë kancer i familjes tradicionale. Rrahmani nga “Lista Familja”,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin Malatya të Turqisë. Siç raporton Anadolu, lëkundjet...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga takimi me mërgimtarë në Halifax të Kanadasë. Osmani ka thënë se ka takuar shumë shqiptarë...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Prokurori i Posaçëm Jack Smith i kërkoi një gjykatësi federal të hënën të pushojë çështjen ndaj ish-Presidenti Donald Trump nën akuzën për...
    Vip25 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Edi, ka treguar se numri i këmbës së tij është 48. Kjo veçori e tij...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë solemne me rastin shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, e cila...
    Lajme25 Nëntor 2024
    KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës sot zhvilluan stërvitjen e tyre të përbashkët “Shpata e Artë 2024”. Të tre organet testuan procedurat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.