Deri tani, ishte Maqedonia e Veriut e cila shënonte numër rekord të të prekurve me koronavirus në Ballka, por tashmë duket këtë primat e ka Kosova e cila vetëm në 24 orët e fundit ka regjistruar 214 raste pozitive me Coronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve 214 raste kanë rezultuar pozitive, ndërkohë numri i viktimave ishte 4 persona.
Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Nga ana tjetër Maqedonia ka regjistruar tetë viktima dhe 163 raste të reja me Covid-19, në 24 orët e fundit. Lajmi i mir në Maqedonin e veriut është se në 24 orët e fundit shifra e të shëruarve arriti në 230 pacientë, ndërsa në Kosovë janë shënuar 60 të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7406 persona të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoni, prej të cilëve 3554 janë shëruar kurse 359 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin jaë 3493 raste aktive me Covid-19, shkruan albinfo.ch.
Shqipëria brenda 24 orëve të fundit, pati dy viktima dhe 68 raste të reja me koronavirus.
Në Shqipëri aktualisht janë 1232 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.