×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova, e katërta në Evropë me më së paku të vdekur nga Covid-19 për 100 mijë banorë

    FrontOnline
    02 Maj 2020

    Me 22 të vdekur deri tash, Kosova është vendi i katërt në Evropë sa i përket raportit me të vdekur për 100 mijë banorë.

    Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, në Kosovë deri tash në 100 mijë banorë janë shënuar 0.65 vdekje. Vetëm tri vende të tjera në Evropë kanë raport më të mirë se Kosova në këtë përllogaritje. Ato janë Letonia me bilanc prej vetëm 0.25 të vdekur për 100 mijë banorë, Sllovakia me 0.4 e Ukraina me 0.56. Në këtë përllogaritje, në Shqipëri në 100 mijë banorë janë shënuar 1.05 vdekje, Mal të Zi 1.12, Kroaci 1.64 e Serbi 1.79, ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 3.5 vdekje në 100 mijë banorë.

    Fotografia e hartës së Evropës, e postuar nga mediat spanjolle, tregon se në Evropë Spanja është vendi me raportin më të keq me gati 52 persona të vdekur për 100 mijë banorë.

    Krahas këtyre të dhënave, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, ka publikuar raportin edhe për të infektuar dhe të vdekur në një milion banorë në rajon.

    Sipas grafikës së tij, në Kosovë janë Shqipëria e Mali i Zi në raport më të ulët në krahasim me Kosovën sa i përket të vdekurve për një milion banorë. Teksa në Kosovë 12 persona në një milion banorë kanë vdekur nga koronavirusi, në Mal të Zi e Shqipëri janë nga 11 të vdekur për një milion banorë.

    Në total, në Kosovë janë këto të dhëna deri tash: 823 të infektuar, 22 vdekje e 336 të shëruar.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.