×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova do të përfitojë 138 milionë euro nga Bashkimi Evropian

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka nënshkruar marrëveshjet financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programet IPA 2019, pjesa 2 dhe IPA 2020.

    Procedurat për hyrjen në fuqi këtyre marrëveshjeve do t’i nisin sa më parë që të jetë e mundur, kurse me hyrjen e tyre në fuqi, Kosova do të përfitojë në total 138 milionë euro nga BE-ja, ndërsa këto fonde do të zbatohen të kombinuara me më shumë se 40 milionë euro fonde të tjera në formë huamarrjeje nga institucionet financiare ndërkombëtare për projekte të mëdha infrastrukturore nga fusha e mjedisit, energjisë dhe bujqësisë, si dhe bashkëfinancim nga ana e Qeverisë së Kosovës për disa nga projektet.

    Nga këto programe, përveç të tjerash, Kosova do të përfitojë 20.5 milionë euro si grant në buxhet këtë vit për të ndihmuar stabilitetin fiskal të vendit dhe 6 milionë euro të tjera vitin e ardhshëm. Zbatimi i projekteve të financuara nga këto programe do ta nxisë riaktivizimin ekonomik të vendit dhe do të ndikojë fuqishëm në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se propozimin për “shmangie të rregullores së Kuvendit” dolën për shkak se opozita “s’po reflekton” për...
    Lajme17 Maj 2025
    Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar se kjo parti ka refuzuar propozimin e radhës të kryesuesit Avni Deharit,...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folir pasi ka dështuar për të 17-tën herë seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë të...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    Deputeti i betuar i PDK-së, Elmi Reçica para mediave tha se shpreson që partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, të reflektojë...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha pak para seancës së 17-të konstituive, tha se nuk do të ndryshojë qëndrim, nëse s’ka...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka deklaruar se gjendja po bëhet e padurueshme për shkak të “një personi i...
    Kronika17 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka kryer kontroll në disa lokale në Ferizaj për dyshime për armëmbajtje pa leje. Policia...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se është detyrë kushtetuese e Lëvizjes Vetëvendosje që të sigurojë konsensus brenda Kuvendit në mënyrë...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami foli për Klan Kosova para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Behrami...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.