Tre persona ndërruan jetë dhe një tjetër u verbërua nga helmimi i metanolit, pasi të njëjtit konsumuan dezinfektues të duarve në New Mexico të SHBA-së.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se edhe tre persona të tjerë janë në gjendje kritike, deklaron Departamenti i Shëndetësisë.
“Të shtatë personat besohet se kanë konsumuar produkte të dezinfektimit të duarve, të cilat përmbajnë metanol”, thuhet në deklaratë.
Rastet u raportuan në qendrën e “New Mexico Poison Control” në muajin maj, mirëpo autoritetet nuk dhanë detaje shtesë për këtë çështje.
Ndërkohë para pandemisë së coronavirusit, dezinfektuesi i duarve u ndalua në shumicën e burgjeve në SHBA, nga frika se të burgosurit mund ta konsumonin ose ta përdornin për qëllime të tjera, si ndezja e zjarrit brenda objektit.