×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Konsulli i nderit në Liban: Ka zëra për sulm me raketë, shqiptarët janë mirë

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Ajo e Bejrutit po krahasohet me katastrofën e Çernobilit. Shkaku që çoi në shpërthimin apokaliptik nuk është konfirmuar, por zyrtarë të lartë ushtarakë në vend dyshojnë se mund të bëhet fjalë për një sulm. A2 bisedoi në telefon me konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, zotin Marc Ghorayeb.“Deri më tani nuk ka informacione zyrtare. Ish-zyrtarë të lartë të ushtrisë besojnë se bëhet fjalë për një sulm, ka gjithashtu zëra për se shpërthimi është shkaktuar nga raketë. Këtë e thonë edhe disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes.

    Shpërthimi ishte I ngjashëm me atë të Çernobilit, dhe ka pikëpyetje të mëdha mbi renë e kuqe të tymit që u ngrit mbi fabrike. Na informuan dje, se reja e tymit ishte e rrezikshme dhe na u kërkua të bënin dush menjëherë. Edhe zyrat tona janë në gjendje të keqe, pasi vala e tronditjes ishte e madhe dhe të gjitha godinat në një rreze prej 20 km janë dëmtuar. 500 mijë deri në 600 mijë familje kane mbetur të pastrehë”, u shpreh ai.”

    Në Liban jetojnë edhe një sëre familjesh shqiptare, disa prej të cilave vetëm 20 km larg Bejrutit. Por konsulli na siguron se të gjithë janë shëndoshë e mirë. “Fatmirësisht shqiptarët nuk janë prekur nga tragjedia, e nuk ka vdekje në radhët e tyre. Janë disa familje shqiptare që jetojnë në Beka’ rreth 20 kilometra larg Bejrutit, dhe të tjera që jetojnë në veri, në Tripoli. Por fatmirësisht janë mirë”.Bejruti ka rënë, thotë konsulli Ghorayeb, ndërsa përmend se në port gjendeshin një rezerva të konsiderueshme ushqimore dhe medikamente.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.